Dy burra nga Kavaja kanë përfunduar në pranga, pasi akuzohen se dhunon gratë e tyre. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet SH. N., 35 vjeç, pasi në lagjen nr. 4 Kavajë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.