Neglizhenca e qytetarëve në respektimin e distancimit fizik është arsyeja kryesore e përhapjes së koronavirusit në Bashkinë e Pukës! Prej ditës së parë atje janë konfirmuar 75 të prekur dhe 2 viktima, por qytetarët vijojnë të sfidojnë virusin zbatuar rregullat!
Puka është një prej bashkive në qarkun e Shkodrës që pas hapjes shënoi raste të shtuara me Covid 19, ku aktualisht numërohen 40 pacientë aktiv nga 75 të infektuar në total nga nisja e pandemisë.
Gjithashtu dy qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, prej të cilëve njëri mjek.
Mos respektimi i distancimit fizik renditet arsyeja kryesore e përhapjes së virusit.
Gjon Gjonaj, kryetar i bashkisë Pukë: ”Karakteri i një malësori e quan jonormal nëse nuk përaqfohet dhe nuk i jep dorën. Kjo nuk është më një virtyt, kjo duhet të jetë një e keqe e madhe.”
Një prej institucioneve që i është dashur të përballojë fluks të shtuar ka qënë edhe spitali rajonal, ku drejtori Enver Hyseni tregon masat e luftës
Enver Sulejmani, drejtor i spitalit Pukë: ”Të gjitha masat janë marrë dhe i gjithë personeli është i gatshëm për ta përballuar në çdo nivel këtë situatë.”
Për rastet e konfirmuara pozitiv por që janë asimptomatik dhe ndodhen në kushte shtëpie, njoftohet komisariati i policisë që të ndjekë zbatimin e rregullave të karantinës.
Por shqetësim sipas tij është ndërgjegjësimi i ulët që kanë qytetarët për të respektuar rregullat.
Enver Sulejmani, drejtor i spitalit Pukë: ”Njerëzit nuk po bëhen të ndërgjegjshëm aq sa duhet për të mbajtur maskën në ambiente publike.”
Ndryshe nga bashkitë e tjera të vendit, në Pukë pandemia Covid sipas kryebashkiakut nuk ka ndikuar në mbyllje të bizneseve.
Gjon Gjonaj, kryetar i bashkisë Pukë: ”E kemi lehtësuar biznesin, duke hequr të gjitha taksta dhe duke shtyrë të gjitha detyrimet.”
6 raste të reja me koronavirus shëuan këtë të hënë në Pukë, duke e cuar në 186 numrin e të prekurve në Qarkun e Shkodrës!