• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IRONIZON TAKIMET E BASHËS/ Kreu i ri i bashkisë së Gramshit: Si mbledhjet e kryeplakut…
Home
Politikë

IRONIZON TAKIMET E BASHËS/ Kreu i ri i bashkisë së Gramshit: Si mbledhjet e kryeplakut…

1 August, 2019 Lubjana.autor Politikë

Kreu i opozitës Lulzim Basha ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Gramshit dhe atë të Cërrikut.

Gjatë takimit me strukturat dhe qytetarët Basha shprehu edhe njëherë se është i vendosur për të mos njohur procesin zgjedhor të 30 qershorit dhe siguroi qytetarët e pranishëm se nuk pranon kompromise me mazhorancën në kurriz të qytetarëve.

Por takimi i kryedemokratit nuk kaloi pa komente. Në rrjetet sociale Bashës i është përgjigjur kreu i ri i bashkisë Gramsh Klodian Taçe, që pritet të marrë detyrën dhe të betohet para këshillit të ri në datën 2 gusht. Taçe ironizon takimin e Bashës me disa foto të mbledhjes duke e krahasuar pjesmarrjen e pakët me një mbledhje të fshatrave të Gramshit.

Postimi i Klodian Taçes:

Të dashur miq!

Mar shkas nga një mbledhje e sajuar ditën e sotme, nga ata që zgjodhën rrugën dhe jo përballjen në zgjedhje.

Pikërisht ata që u trembën  ndaj verdiktit të popullit në 30 qershor dhe sot sajojnë dhe pretendojnë  se kanë mbështetjen e 85% të popullit, kjo sigurisht vetëm në ëndrrat e Lulushit sepse realiteti i karrigeve dhe mbështetësve që i ndjekin ende deklaratat dhe fjalët boshe nëpër mbledhje, është katandisur sa një grumbull njerëzish nëpër mbledhjet që organizon një Kryeplak Fshati në Gramsh.

“Më vjen mirë që qytetarët e Gramshit dinë te vlerësojnë realitetin dhe njëkohësisht më frymëzon në detyrën e re si Kryetar i Bashkisë, për të punuar për të gjithë pa dallime partiake. Ju falenderoj edhe njëherë të gjithëve dhe veçanërisht ata demokrat të ndershëm që mbështetën procesin zgjedhor dhe morën pjesë në votime por edhe ata që nuk votuan sepse treguan  qytetari dhe i ftoj të kontribuojnë edhe më tej për qytetin sepse punë e madhe, ndryshime pozitive dhe sfida të reja na presin për Gramshin.”:- shprehet kreu i ri i Bashkisë Gramshit i dal nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Kujtojmë që ditën e sotme është konstituar këshilli i Bashkisë Cërrik, Berat, Librazhd dhe Belshit. Ndërkohë që opozita ka kundërshtuar me protesta, por pa perceptuar situata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 13 VJEÇARI U DHUNUA SEKSUALISHT/ Dalin detajet e renda: U shantazhua për të vjedhur...
Previous article PUBLIKOI PAMJET KU DHUNOHEJ NJË I MITUR/ Facebook i bllokon videon Berishës

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT