• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Roma fiton edhe ndaj Fiorentinas, ngushton diferencën me Napolin
Home
Futboll

Roma fiton edhe ndaj Fiorentinas, ngushton diferencën me Napolin

5 November, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Roma ka vazhduar me fitore në Serie A, ku kësaj radhe ka mposhtur Fiorentinën në udhëtim me rezultat 2-4.

Ndeshja nisi me Romën që dominonte dhe rrezikonte shpesh herë portën e vendasve.

Vetëm pasi kaluan pesë minuta, Roma arriti të shënojë golin e parë në këtë takim.

Ishte sulmuesi i talentuar brazilian, Gerson që shënoi për 0-1, pas asistimit të bukur nga Stephan El Shaarawy.

Vendasit u kundërpërgjigjën menjëherë duke barazuar rezultatin katër minuta më vonë.

Gil Dias harkoi bukur në zonë ndërsa Jordan Veretout me një goditje të fortë mposhti Alissonin për 1-1.

Pasi kaluan 30 minuta lojë, në skenë doli përsëri talenti brazilian Gerson që kaloi Romën në epërsi.

Kësaj radhe brazilianin e asistoi mesfushori francez Maxime Gonalons.

Fiorentina nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit para përfundimit të pjesës së parë me Giovanin Simeonen që shënoi me kokë pas asistimit nga Biraghi.

Skuadra e Di Francescos nuk u dorëzua dhe me të filluar pjesa e dytë kaloi për herë të tretë në epërsi.

Mbrojtësi grek, Kostas Manolas shënoi pas harkimit nga këndi i Alesander Kolarov.

Krejt në fund të ndeshjes, Roma gjeti edhe golin e katërt dhe të fundit në këtë takim.

Ishte sulmuesi argjentinas, Diego Perotti që shënoi me një goditje të fuqishme për 2-4.

Pas kësaj fitore, Roma mbetet në pozitën e pestë me 27 pikë, pesë më pak se lideri Napoli por që ‘Giallorosët’ kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në ndeshjen e radhës që zhvillohet më 18 nëntor, Roma do ta luajë derbin e qytetit me Lazion.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tronditet mjeku, ja çfarë nxjerr nga veshi i vajzës (Video)
Previous article E dinit?/ Ja kush është mamaja e Oriola Marashit

Q.Autor

Postime të ngjashme

GODITJE E RËNDË, POR JO PËR BROJËN/ E konfirmon trajneri i Bërnlit, dëmtohet sulmuesi që u afrua nga Çelsi Futboll

GODITJE E RËNDË, POR JO PËR BROJËN/ E konfirmon trajneri i Bërnlit, dëmtohet sulmuesi që u afrua nga Çelsi

SHKRUAN HISTORINË KUDO KU SHKEL/ Lionel Mesi bëhet lojtari i parë në MLS që arrin të… Futboll

SHKRUAN HISTORINË KUDO KU SHKEL/ Lionel Mesi bëhet lojtari i parë në MLS që arrin të…

E PAZAKONTË/ Ndeshja për klubin e Kategorisë së Parë nis me 4 lojtarë në stol, nuk ka asnjë portier Futboll

E PAZAKONTË/ Ndeshja për klubin e Kategorisë së Parë nis me 4 lojtarë në stol, nuk ka asnjë portier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT