Oriola Marashi është gati çdo ditë nëpër portale. Fillimisht modelimi dhe më pas përfshirja në grupin muzikor OTR, e ka vendosur në fokus të mediave. Nëse ndjekësit apo fansat e saj mendoni se dinin gjithçka, kanë gabuar. Mbase shumë pak njerëz e dinin që Oriola është vajza e ish-drejtoreshës së burgut të grave, Xhoi Jakaj.

Ah, tani po. Nëse i shikon në një foto të dyja bashkë mund ta kuptosh nga ngjashmëria. Vetëm pak konfuzion mund të ketë në këtë mes. Mund të duken si motra, por janë ëmë e bijë.
Xhoi, ishte e ftuar në “Thumb” ku foli për marrëdhënien me Oriolën, të cilat për shkak të impenjimeve të dyanshme takohem me axhendë. “Rrallëherë vjen, sa për t’u ushqyer, për të fjetur gjumë. Kur rriten fëmijët duhet t’i takosh me axhendë dhe unë Orin shpesh i le axhendën… Do e takosh mamin sot?”, tha ajo.



