• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ROLI I SAJ PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS, JETIK”/ Meta për ndarjen nga jeta të Albright: Do të kujtohet për vlerat për të cilat luftoi dhe…
Home
Politikë

“ROLI I SAJ PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS, JETIK”/ Meta për ndarjen nga jeta të Albright: Do të kujtohet për vlerat për të cilat luftoi dhe…

23 March, 2022 F.autor Politikë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-sekretares amerikane Madeleine Albright. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Kreu i Shtetit ka shprehur mirënjohjen ndaj Albright për rolin e saj në çlirimin e Kosovës dhe paqes e qëndrueshme në rajon.

Meta shkruan se Albright do të mbahet mend gjatë jo vetëm për pozitat e larta si e para grua, por për vlerat për të cilat luftoi.

Postimi i Ilir Metës:

Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të një nga personaliteteve më të spikatura të politikës së jashtme amerikane, Sekretaren e Shtetit në vitet 1997-2001, Madeleine Albright. Ajo mishëronte në mënyrë të përkryer vlerat më të shkëlqyera të demokracisë amerikane. Me personalitetin e saj të jashtëzakonshëm, Zonja Albright fuqizoi rolin e gruas në politikë dhe frymëzoi gratë kudo në botë për lidership dhe barazi në vendimmarrje.

Roli i saj për Çlirimin e Kosovës dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme në rajonin tonë ishte jetik dhe mbetet historik, duke i dhënë fund dhunimit dhe spastrimit etnik të shqiptarëve nga regjimi kriminal i Millosheviçit, në momentet më kritike për ta dhe të ardhmen e Ballkanit. Shqiptarët i janë mirënjohës veprës dhe përkushtimit të saj për vëmendjen e posaçme në forcimin e marrëdhënieve strategjike Shqipëri-SHBA. Kam patur privilegjin e veçantë ta prisja në Tiranë, gjatë vizitës së saj zyrtare në shkurt të vitit 2000, të vijonim takimet tona zyrtare në Uashington në gusht 2000, si dhe në shumë raste të tjera, duke ndarë çaste të paharrueshme dhe duke qenë dëshmitar i përkushtimit dhe i vendosmërisë së saj për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan.

Zonja Albright nuk do të kujtohet vetëm për pozitat e larta si e para grua, por mbi të gjitha për vlerat për të cilat luftoi dhe virtytet e larta njerëzore, që dëshmoi.Ngushëllime familjareve dhe popullit amerikan për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme! Lutem që shpirti i saj të prehet në paqen e merituar!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAP DERËN ME KËMBË/ Ervin Salianji HABIT me veshjen në mbledhjen e Kryesisë së PD. Tuta dhe...
Previous article NDAHET NGA JETA ALBRIGHT/ Rama poston FOTON e saj me Thacin: Gruaja që mbikëqyri rrugën e lirisë së Kosovës

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT