• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ROLI I ÇUDITSHËM I “BILD”/ Media austriake “Der Standard”: Përshkallëzimi i rrezikshëm përpara zgjedhjeve në Shqipëri
Home
Sociale

“ROLI I ÇUDITSHËM I “BILD”/ Media austriake “Der Standard”: Përshkallëzimi i rrezikshëm përpara zgjedhjeve në Shqipëri

13 June, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Prestigjozja austriake “Der Standard” i ka kushtuar një artikull të posaçëm situatës politike në Tiranë, duke vënë theksin te dhuna e protestave të opozitës dhe shtyerjene Metës ndaj opozitës për të bojkotuar zgjedhjet e 30 qershorit.

Nga ana tjetër media austriake kujton se këtë gjë, PD e ka bërë edhe para zgjedhjeve të 2017-tës.

Ne fund të shkrimit ‘Der Standard’ shkruan se “Një rol të çuditshëm po luajnë CDU-ja gjermane dhe gazeta “Bild”, që mbështesin interesat e opozitës dhe “në dukje ndihmojnë” politikën e brendshme shqiptare.’’

ARTIKULLI I PLOTE:

Demokratët në opozitë duan të bojkotojnë zgjedhjet lokale të 30 qershorit ndërsa Presidenti Meta po përpiqet t’i shtyjë.

Ata hedhin molotov, sulmojnë policinë me fishekzjarre dhe ndezin zjarre në rrugë. Kohët e fundit, ata madje u përpoqën të hynin me forcë në ndërtesën e Kryeministrisë. Mbështetësit e opozitës në Shqipëri kanë dalë në rrugë për të protuestuar, çdo javë që nga muaji shkurt dhe po përdorin gjithnjë e më shumë dhunë në përpjekje për të përshkallëzuar situatën.

Arsyeja për këtë dhunë ka të bëjë me faktin se zgjedhjet lokale janë planifikuar të mbahen më 30 qershor. Megjithatë, Partia Demokratike (PD) e opozitës dëshiron t’i bojkotojë ato, pasi gjithashtu vendosi të djegë mandatet në shkurt. PD këmbëngul se Partia Socialiste në pushtet ka lidhje me persona që dyshohet se manipuluan zgjedhjet e fundit parlamentare. Megjithatë, këto zgjedhje dhe rezultatet e tyre janë njohur ndërkombëtarisht.

Bojkoti i zgjedhjeve për PD nuk është diçka e  e re. Që në fillim të vitit 2017, Partia Demokratike nuk dëshironte  të merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare, sidomos sepse e kishte parashikuar humbjen. Në momentin e fundit, ajo pranoi të hynte në zgjedhje, por tani opozita po tregohet më kokëfortë. Ajo kërkon që zgjedhjet lokale të zhvillohen vetëm me kusht që të formohet një qeveri kalimtare paraprakisht, e që të jetë kjo qeveri ajo që të organizojë zgjedhjet.

Gjithashtu, opozita kërkon që disa politikanë socialistë të cilët i akuzon për kryerjen e disa veprave penale të sillen para drejtësisë. Socialistët (PS) duan të mbajnë zgjedhje lokale gjithsesi. Por ndërkohë, Presidenti Ilir Meta mbajti një qëndrim për këtë çështje dhe shtyu datën e zgjedhjeve të shtunën me anë të një dekreti, me justifikimin se po përpiqej të shmangë destabilitetin politik dhe kushtetues.

Në këtë pikë duhet të gjendet një datë e re me anë të negociatave mes palëve, por PS-ja nga ana e saj nuk e pranon masën e Presidentit. Komisioni Zgjedhor gjithashtu e ka hedhur poshtë vendimin e Metës. Ndërsa kryeministri Rama u takua me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker këtë javë, i cili shprehu mbështetjen e tij për zgjedhjet e 30 qershorit.

Përveç kësaj, Rama tani kërkon të shkarkojë presidentin këtë javë me anë të një mocioni në Parlament. Kryeministri thotë se është antikushtetuese që Meta të shtyjë zgjedhjet. Mesa duket qartë, Rama, Meta dhe udhëheqësi i PD-së opozitare, Lulzim Basha, janë në një luftë të ashpër politike midis tyre.

Meta nuk e ka falur Ramën për përjashtimin e partisë së tij, LSI, nga koalicioni qeverises. Ndërsa që nga fillimi i demokracisë në vitet 1990, PS dhe PD kanë luftuar njëri-tjetrin për vdekje.

Problemi më i madh për momentin është se Gjykata Kushtetuese, si të gjitha gjykatat më të larta, nuk mund të veprojë, sepse gjyqtarët mungojnë. Në Shqipëri, këto dy vite, ka pasur një proces të suksesshëm të mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-ja, ku gjykatësit dhe prokurorët duhet të hetohen dhe të largojnë ata që kanë marrë rryshfete ose që janë të nxitur nga interesa politike apo ekonomike.

Pikërisht sepse ky proces  bëri që shumë gjyqtarë dhe prokurorë të largohen nga detyra, është krijuar një vakuum ligjor. Megjithatë ekziston një nevojë urgjente që Gjykata Kushtetuese të qartësojë çështjet ligjore lidhur me zgjedhjet lokale. Për shkak se kjo nuk është e mundur, Shqipëria është në një krizë kushtetuese.

Në këtë situatë, demokratët tani duan të detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen. Nëse socialistët mbajnë zgjedhje lokale më 30 qershor, ata kërcënojnë që do të krijojnë dhunë në rrugë. Disa policë dhe protestues tashmë janë plagosur gjatë protestave të mëparshme të opozitës.

Një rol të çuditshëm po luajnë CDU-ja gjermane dhe gazeta “Bild”, që mbështesin interesat e opozitës dhe “në dukje ndihmojnë” politikën e brendshme shqiptare. Demokratët në Shqipëri, si CDU-ja, i përkasin Partisë Popullore Europiane (EPP). Gjithashtu është e rëndësishme që pa pëlqimin e CDU-së Shqipëria nuk mund të fillojë negociatat e anëtarësimit dhe kështu PPE-ja ka një mjet të fuqishëm në duart e saj.

Gjithsesi, viktima më e madhe e këtyre intrigave politike të PPE-së është Maqedonia Veriore. Për shkak se CDU-ja ka refuzuar, kundër të gjitha rekomandimeve dhe refuzon të pranojë të nisë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, duke e vënë në rrezik besueshmërinë e politikës së zgjerimit./Lexo.al

Artikulli origjinal:

https://www.derstandard.de/story/2000104767574/gefaehrliche-eskalation-vor-wahl-in-albanien

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFLIKTI SHBA-IRAN/ Kryeministri japonez: Askush nuk do luftë
Previous article NË DITËN E LINDJES/ Lori Hoxha vendos ti bëj dhuratë një "Instagram" Ledjonit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme Aktualitet

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme

E TRISHTË NË POGRADEC/ Humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh Aktualitet

E TRISHTË NË POGRADEC/ Humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh

E RËNDË/ Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë Aktualitet

E RËNDË/ Dëmtohet nga helika e skafit një person në Vlorë, dyshohet se ka pësuar prerje në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT