• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rivalja e Putin: E papranueshme ndërhyrja RUSE në zgjedhjet amerikane
Home
Nderkombetare

Rivalja e Putin: E papranueshme ndërhyrja RUSE në zgjedhjet amerikane

9 February, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Kandidatja për presidente të Rusisë, Ksenia Sobchak, ka deklaruar se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara më 2016, duke deklaruar se një gjë e tillë është e “papranueshme”. Sobchak, i ka bërë këto deklarata gjatë një udhëtimi në SHBA, disa javë para mbajtjes së zgjedhjeve të 18 marsit në Rusi.

“Duket se ne vërtetë kemi të bëjmë diçka me zgjedhjet. Nëse është ashtu, dua të kërkoj falje”, i ka thënë Sobchak gazetares së CNN-it, Christiane Amanpour.“Është e papranueshme për çdo shtet që të ndërhyjë në çështje të shtetit tjetër”, ka thënë ajo, shkruan rel.

Në janar të vitit 2017, agjencitë e Inteligjencës amerikane kanë deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin ka, “urdhëruar një fushatë me qëllim ndikimi”, duke synuar zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016, për të dëmtuar imazhin e kandidates Hillary Clinton dhe duke rritur mundësitë e fitores për presidentin aktual, Donald Trump.

Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe tre panele kongresionale janë duke hetuar ndërhyrjen e supozuar, si dhe atë nëse ndihmësit e Trumpit kanë bashkëpunuar me Rusinë.

Putin mohon se Rusia ka ndërhyrë, pavarësisht të dhënave, ndërsa Trump mohon të ketë pasur ndonjë bashkëpunim. Sobchak është regjistruar zyrtarisht më 8 shkurt si kandidate për zgjedhjet ruse.

Ajo është në mesin e tetë kandidatëve për këto zgjedhje, ndonëse parashikimet flasin për një tjetër fitore të Putinit. Politikani opozitar, Aleksei Navalny, kritik i zëshëm i Putinit nuk ka të drejtë të garojë për shkak të një dënimi kriminal për të cilin ai beson se është i motivuar politikisht.

Navalny ka bërë thirrje për bojkotim të procesit zgjedhor. Sobchak ka treguar se kundërshton vendimin e Navalnyt për bojkot. “Nëse Navalny do të pranohej si kandidat nga Kremlini, a do të kërkonte bojkot? Natyrisht që jo”, ka thënë Sobchak.

Ai do t’iu tregonte njerëzve të votojnë për të dhe se ndonëse “ne nuk mund të fitojmë, jemi miliona persona kundër Putinit”. Putin ka qenë kryeministër apo president i Rusisë nga viti 1999.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Terrorizmi modern, është pjellë e teoricienëve rusë që e donin Carin të vdekur
Previous article Bota moderne që po na sëmur mendërisht

F.autor

Postime të ngjashme

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT