• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I riu e kishte me nxitim daljen nga Shqipëria, tenton të korruptoj policinë, por e pëson keq
Home
Sociale

I riu e kishte me nxitim daljen nga Shqipëria, tenton të korruptoj policinë, por e pëson keq

28 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka tentuar që të korruptoj një punonjës policie.

Sipas njoftimit të forcave të rendit, i riu kërkonte përshpejtimin e procedurave të kontrollit për të dalë nga Shqipëria dhe ka tentuar ti japë një sasi lekësh një punonjësi të policisë kufitare.

Njoftimi i policisë

Goditet një tjetër rast i mitëdhënies.

I ofron ryshfet punonjësit të Policisë në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar, me qëllim përshpejtimin e kryerjes së procedurave të kontrollit, në dalje të Shqipërisë.

Arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit e Migracionit Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

M.D 25 vjeç, banues në fshatin Vloçisht.

Më datë 27.12.2017, ky shtetas është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, për të kryer veprimet e regjistrimit.

Gjatë kryerjes së procedurave në momentin kur punonjësi i policies i ka kërkuar pasaportën, shtetasi i mësipërm ia ka dhënë këtë të fundit me një kartëmonedhë të prerjes 50 Euro, në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës greke.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Neymar: I kam pasur flokët si Ronaldo në vitin 2002
Previous article Guardiola e thotë përsëri: Skuadër favorite është ajo ku luan Messi

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT