• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RISTRUKTURIMI I POLICISË/ Rama: Ndryshimi në nivele të larta do të bëhet…
Home
Politikë

RISTRUKTURIMI I POLICISË/ Rama: Ndryshimi në nivele të larta do të bëhet…

29 June, 2021 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ndryshimet në nivele të larta të Policisë së Shtetit do të bëhen më shpejt se sa ishin planifikuar nisur dhe ngjarjeve të fundit në vend.

Në një komunikim me gazetarët, Rama deklaroi sot se policia ka nevojë për një mbështetje dhe më të madhe sa i përket teknologjisë.

“Për sa u përket ristrukturimit jemi në një fazë intensive pune në të gjithë sektorët, për të përgatitur mandatin e tretë dhe është koicidencë, por nuk ka asnjë problem në këtë aspekt, përkundrazi një arsye më shumë. Dua të sqaroj të mos ketë asnjë keqkuptim se dje ministrit të brendshëm ia morët fjalët dhe ia kthyet mbrapsht. Nuk është asnjëherë asnjë ngjarje në çfarëdo niveli dhe çfarëdo sektori që ka edhe fatalitete, pavarësisht përgjegjësisë direkte ose jo, një arsye për të larë duart. Asnjëherë përkundrazi çdo ngjarje është një arsye për të menduar se si gjërat mund të bëhen më mirë. Kur them që në ngjarjet në fjalë sulmi ndaj Policisë së Shtetit është absurd nuk kam parasysh që policia mund të bëjë më mirë punën e vet, kam parasysh se policia nuk është në ndonjë vend demokratik ajo që garanton gjithçka dhe që kontrollon sjelljen e njerëzve.
Policia ka nevojë për një mbështetje dhe më të madhe sa i përket teknologjisë. Ristrukturimi i policisë dhe në aspektin organizativ, tek ai i burimeve dhe i drejtuesve ka nisur si proces dhe po ndërtohet dhe do të realizohet më shpejt pikërisht për të reaguar ndaj kësaj situate. Ndryshimi në nivele të larta të policisë së shtetit do të bëhet më shpejt se sa ishte i planifikuar”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA E ÇUÇIT/ Rama: Një pjesë e madhe e juaja ua morën fjalët dhe ua kthyen përmbys
Previous article KALLZIMI NDAJ PJERIN NDREUT/ Rama: Asnjë tolerim për ofendimin e efektivëve...

s.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT