Larmia e kalendarit artistik, kulturor e sportiv, me mbi 500 aktivitete sollën më tepër argëtim për turistët këtë sezon turistik.
Duke bërë një bilanc paraprak të sezonit turistik veror, Kryeministri Edi Rama nënvizoi faktin se “Opera nuk kishte shkelur kurrë jashtë Tiranës dhe ne filluam ta thyejmë këtë traditë duke bërë të mundur që Opera të bëjë shfaqje në bregdet”.
“Kjo ishte një risi për të cilën kam marrë përshtypjet më të mira edhe nga turistët e huaj. E njëjta gjë vlen edhe për teatrot e kukullave dhe pjesën e mbështetjes që i ka dhënë sezonit trashëgimia kulturore gjithmonë e më tërheqëse”, tha Rama.
Vetëm në Butrint, sipas tij, ka rritje shumë të ndjeshme të numrit të turistëve dhe kudo është e njëjta gjë.