• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DESTINACIONET ARKEOLOGJIKE SHQIPTARE: Rritet në 60 përqind numri i vizitave
Home
Media të Huaja

DESTINACIONET ARKEOLOGJIKE SHQIPTARE: Rritet në 60 përqind numri i vizitave

2 September, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Për herë të parë këtë vit është shënuar një fluks i madh në rritje i vizitorëve vendas dhe të huaj në sitet e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një meritë të madhe për këtë kanë investimet dhe restaurimet e monumenteve të kulturës.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro bëri të ditur sot nga Vlora, se për periudhën janar –gusht 2018  është rritur me 60 për qind më shumë se një vit më parë, numri i vizitorëve në sitet e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe muzetë e vendit tonë.

Sipas saj, vetëm për periudhën maj –gusht 2018, që konsiderohet piku i sezonit, kemi 577 mijë vizitorë, duke mos llogaritur të gjitha ato destinacione të reja kulturore të kultit, që nuk kanë sisteme biletarie, siç janë kishat, xhamitë, që kanë statusin si vepra të trashëgimisë kulturore.

Këtë vit, falë investimeve dhe restaurimeve që kemi kryer, e kemi shtuar në 28 numrin  e tyre që nga Labova e Kryqit e deri në Theth në Shkodër, tha Kumbaro.

Kumbaro tha se, një atraksion i ri kanë qenë këtë vit edhe parqet arkeologjike, që në të njëjtën kohë, siç theksoi ajo, kanë qenë edhe kantiere për arkeologët por edhe vende për vizitorët e shumtë.

“Rreth 7 site arkeologjike kanë qenë kantiere arkeologjike nga Finiqi i Sarandës e deri në Koman, apo Bushat të Shkodrës. Ndërkohë që në 4 prej parqeve arkeologjike, kemi pasur një numër në rritje për zbulimet që ju kemi bërë për sezonin e periudhës së verës, mozaikëve me vlera të veçanta në Lin, Butrint e të tjerë”, theksoi ajo.

Duke u ndalur në fluksin më të madhe të vizitorëve, Kumbaro u shpreh se, rreth 1966 vizitorë në ditë ka shënuar Kalaja e Gjirokastrës në muajin gusht, apo 3 700 vizitorë në ditë në Butrint , 1100 vizitorë në Kalanë e Beratit dhe 1200 vizitorë në parkun e Apolonisë në Fier.

Falë një organizimi të institucioneve të linjës, nuk është shënuar asnjë incident gjatë këtyre vizitave. Ndërkohë që konstatohet se rreth 20% e turistëve që vizitojnë vendin tonë kanë destinacion turizmin kulturorë, u shpreh ministrja.

Sipas saj, këtë vit janë shtuar 10 site të trashëgimisë kulturore të pajisura me sistem të biletarisë elektronike, që ndihmojnë shërbimin dhe sigurojnë transparencë të dhënash. Ndërsa për vitin që vjen, jemi duke përgatitur shërbimin e blerjes së biletave për sitet kulturore online, që siguron blerjen e biletave nga shtëpia pa mbajtur radhë në këto pika.

Kumbaro theksoi se këtë vit ka pasur një kalendar të pasur me aktivitete festive, dedikuar bregdetit por jo vetë.

“Festivalet, koncertet, festat e traditës nga veriu në jug të vendit, kanë shënuar 70 ngjarje kulturore të reja gjatë këtij sezoni, që duke u përcjellë nga njëri vend në tjetrin kanë dhënë 400 shfaqje, për pushuesit e vizitorët e shumtë duke pasur në vëmendje edhe paketat artistike për fëmijë, të cilat kanë ardhur si një vlerë e shtuar për sezonin turistik 2018”, tha Kumbaro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RISITË E EVENTEVE TURISTIKE/ Më tepër se 500 aktivitete kulturore për pushuesit
Previous article "DRIDHET" ATLETICO MADRID/ Ylli i madh i madrilenëve ka kërkuar LARGIMIN në janar

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT