• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RISHIKIMI I TERRITORIT/ Hoti: Korrigjimi i kufijve rrit shpresat për ndarje të Kosovës
Home
Rajon

RISHIKIMI I TERRITORIT/ Hoti: Korrigjimi i kufijve rrit shpresat për ndarje të Kosovës

14 August, 2018 k.autor Rajon

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes rrjetit social Facebook, ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes idesë për korrigjim të kufijve po dëmton punën e gjatë në krijimin e stabilitetit dhe barazisë së komuniteteve në Kosovë.

“Propozimi kontravers i Presidentit për korigjim kufijsh i ka dëmtuar në thelb përpjekjet e kahmotshme, tonat dhe të bashkësisë ndërkombëtare, për të krijuar rrethana të favorshme për komunitetin serb që të jetë pjesë aktive dhe e barabartë e jetës institucionale në Kosovës”.

“Propozimi për korigjim kufijsh po ndihmon drejtëpërdrejt politikën refuzuese të përfaqësuesve politik të komunitetit serb ndaj institucioneve të Kosovës, si dhe po i ushqyen shpresa e tyre se Kosova mund të ndahet dhe një pjesë e saj mund t’i bashkangjitet Serbisë”, thuhet në postimin në Facebook.

Hoti shtoi se krijimi i një qeverie të re do të eliminonte pasigurinë politike dhe sipas tij, “nuk do të lejonte pazaret me shtetësinë e Kosovës”.

“Ne mbesim të palëkundur në idealin tonë për një Kosovë demokratike e të pavarur në tërësinë e saj territoriale, të zhvilluar në çdo cep të saj e me mundësi të barabarta për të gjithë pa dallim, të integruar në BE dhe NATO, si dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, theksoi Hoti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po kërkon që në kuadër të dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, të flitet edhe për korrigjimin e kufijve dhe mundësisë së bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Idenë e ndryshimit apo korrigjimit të kufijve nuk po e përkrah as kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në një deklarim, tha se kufijtë ndryshohen vetëm me luftë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është duke punuar që çështja e Ligjit për referendum të dërgohet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës për miratim, me anë të të cilit do t’i mundësohej qytetarëve të vendosin për këtë çështje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPET 528 KILOGRAMË MISH I KALBUR/ KOSOVAR që furnizonte "fast-food"-et
Previous article GRABITET SHKOLLA NË DURRËS/ Hajdutët marrin tabletat dhe pompën e ujit

k.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT