Kryeministri Ramush Haradinaj edhe njëherë ka lidhur me luftë mundësinë e lëvizjës së kufijve. Përderisa Presidenti përmend ‘korrigjimin e kufijve’ me Serbinë, Kryeministri thotë se kufijtë nuk mund të preken.
Në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri nuk i jep asnjë shansë lëvizjes së kufijve.
“Kufijtë janë vendosur me luftë, vec me luftë mund të luhen. Kush mendon që luhen kufijtë ndryshe gabim e ka”, ka thënë Haradinaj, transmeton Express.
“Këta kufij janë vendosur nga lufta e fundit, nga UÇK-ja dhe NATO-ja, dhe nga kontributi i atyre që kanë dhënë më herët. Ajo çka ka mbetur me Serbinë, është njohja e Kosovës me këta kufij”, ka thënë tutje ai.
Haradinaj, i pyetur nëse e përkrah propozimin e Thacit për korrigjimin e kufijve që po e bën gati për Bruksel, ka thënë se me Serbinë ka mbetur vetlëm njohja temë për diskutim.
“Ka mbetur njohja. Me këta kufij me këto të drejta për këtë e mbështesim Presidentit”, ka thënë Kryeminstri.


