• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RINUMËRIMI U MBYLL/ Pritet certifikimi i rezultateve të Tiranës, Elbasanit, Fierit e Durrësit! KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqet
Home
Politikë

RINUMËRIMI U MBYLL/ Pritet certifikimi i rezultateve të Tiranës, Elbasanit, Fierit e Durrësit! KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqet

7 July, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

KAS do të mblidhet sot në orën 11:00 për të vendosur nëse do të quhen apo të vlefshme rezultatet e zgjedhjeve në katër qarqet e mbetura Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës. Vendimi do të merret pas tre javësh rinumërim, ku u rihapën disa kuti të Elbasanit dhe të Durrësit si dhe kontrolloi plotësisht votat e dy qarqeve Tiranë e Fier.
PD ankimoi rezultatet e zgjedhjeve nëpër qarqe duke kërkuar pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve. Por në tetë prej qarqeve, kërkesa u rrëzua, ndërsa rezultati u certifikua nga KQZ. Ndërkohë për të tjerët u vendos rinumërim, një proces ku rezultoi se PD ishte partia që humbi më shumë vota, por me ndikim të papërfillshëm.

Të premten u mbyll rinumërimi i kutive të Durrësit, 85 prej të cilave ishin të diasporës, ku nuk u prodhua asnjë ndryshim në rezultat. Aulon Kalaja pretendonte se kishte trafikim votash brenda partisë dhe beteja e tij ishte me kandidatin tjetër demokrat, ish-prokurorin Arjan Ndoja, i cili kishte një diferencë prej 1 mijë votash me të.

Më shumë diferenca u gjetën tek votat për kandidatët, të cilat në Tiranë ishin më shumë gabime njerëzore, ndërsa në Fier pati raste që dyshohen seriozisht për abuzime. Në Fier, rinumërimi i dha mandat me 10 vota diferencë Maldrita Bardhos, por e refuzoi, duke ia lënë karrigen Zegjine Caushit, e cila kishte fituar në raundin e parë të numërimit.

KQZ ka certifikuar përfundimisht rezultatet për 8 qarqet e tjera, ndërsa janë shpërndarë edhe mandatet. Vendimi u mor pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimet e PD-së për këto qarqe, duke ezauruar të gjitha hallkat ankimuese  për rezultatin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ Ditë e nxehtë dhe temperatura deri në 38 gradë Celcius...
Previous article PARA TAKIMIT ME TRUMP/ Netanyahu: Do të kontribuojë në arritjen e një armëpushimi

s.autor

Postime të ngjashme

PO FLUTURONTE ME AVION CIVIL/ Policia konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Fillimisht do të dalë para gjykatës atje Aktualitet

PO FLUTURONTE ME AVION CIVIL/ Policia konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Fillimisht do të dalë para gjykatës atje

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh Aktualitet

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT