Nxënësit rikthehen në bankat, por për shkak të koronavirusit, rregullat ndryshojnë, ndërsa për prindërit vec emocioneve të ditës së parë të shkollës për fëmijët, kanë dhe frikën e një infektimi të mundshëm. Të vetëm në bankë, me maska dhe dezifektant, rreth 480 mijë nxënës të arsimit parauniversitar do të nisin vitin e ri shkollor. Në total janë të angazhuar 30 mijë mësues që do të zhvillojnë mësim në 1760 shkolla në të gjithë vendin.