Një prej lajmeve më të mira të ditës së sotme ishte padyshim gëzimi i dy familjeve që humben shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Bëhet fjalë për shtëpinë e Nuri Qakirrit në Ndroq dhe Mejte Qershorit në Picallë, falë nismës së suksesshme të dy modeleve të njohura shqiptare, Xhesika Berberi dhe Adrola Dushi, të cilat përmes një faqeje online mblodhën fondet e nevojshme për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve nga kjo fatkeqësi natyrore.
Në pamjet e shpërndara nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj shihet proçesi dhe transforimi në detaj, shkruan AlpeNews.al
Kjo është shtëpia e re e Mejte Qershorit në Picallë.@JessBerberi e Adrola Dushi janë dy shqiptare të mira, që bënë të lumtura dy familje 👨👩👧 në Ndroq dhe Picallë, duke ua rindërtuar shtëpitë e prishura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Faleminderit 👏https://t.co/0ZnvmPRF3x
— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) September 20, 2020
Dy gëzime në një ditë! 👏@JessBerberi e Adrola Dushi janë dy shqiptare të mira, që bënë të lumtura dy familje, duke ua rindërtuar shtëpitë e prishura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kjo është shtëpia e re e Nuri Çakirrit në Ndroq, ta gëzoni! 🏡https://t.co/gCBkaD5udd
— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) September 20, 2020
Kjo nuk është hera e parë që vajzat e ekranit me famë botërore i kanë ardhur ne ndihmë familjeve me shtëpi të dëmtuara nga tërmeti duke dhënë mesazhe të forta solidariteti e duke mos harruar në asnjë moment vendlindjen e tyre.
Kujtojmë Rita Orën, iniciativa e së cilës bëri edhe goxha bujë. Rita Ora vendosi të rindërtonte nga e para shtëpinë e familjes Sala në fshatin Pinar.
Sot 6 anëtarët e kësaj familjeje kanë hyrë në shtëpinë e tyre të re, çelësat e së cilës ua dorëzoi kryebashkiaku Veliaj.
Nga ana tjetër, edhe një tjeter kengetare shqiptare Bebe Rexha, gjatë vizites së saj në Bubq pas tërmetit, i premtoi dy familjeve se do i rindërtonte shtëpinë.
AlpeNews.al