• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RINDËRTOHET SKEMA/ Si u ekzekutua Devi Kasmi dhe cili është DETAJE që nxorri ZBULUAR Mario Meshinin
Home
Sociale

RINDËRTOHET SKEMA/ Si u ekzekutua Devi Kasmi dhe cili është DETAJE që nxorri ZBULUAR Mario Meshinin

31 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Provat e gjetura në vendngjarje dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë, kanë bërë të mundur rindërtimin e skemës së ekzekutimit me 4 plumba të Devi Kasmit dy ditë më parë në kryeqytet. Gazetari Artan Hoxha thotë se prova kryesore e kësaj ngjarje është celulari i viktimës, si dhe një pistoletë e gjetur në vendngjarje poshtë një automjeti, e cila dyshohet se u përket autorëve.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, gazetari Artan Hoxha thotë se mesazhi i gjetur në celularin e viktimës ka bërë që të identifikohet shtetasi Mario meshini, i cili u arrestua pasditen e djeshme nga policia. Ka qenë pikërisht Mario Meshini, personi që i ka kërkuar Devi Kasmit të dalë nga banesa. Pro sapo ky i fundit ka dalë, janë vënë në lëvizje dy autorët e ngjarjes, të cilët janë afruar me një motor.

Njëri prej tyre ka qëlluar me armë drejt Devi Kasmit, i cili nuk ka mundur të nxjerrë armën e tij, duke qenë se lëvizte i armatosur.

“Mario Meshini ka qenë prezent në skenën e krimit, dhe ai i ka çuar mesazhin në telefon Devi Kasmit të dalë nga banesa. Në atë kohë shfaqet motori me dy personi, ku ka një drejtues dhe një qitës, i cili ka qëlluar mbi objektivin. Nga këqyrja e pamjeve, rezulton se një nga armët e gjeta në vendngjarje është e autorëve. Uroj që ky mos të jetë një lloj mesazhi apo gjë tjetër. Pra viktima ka patur vetëm armën që kishte në çantë, dhe nuk ka mundur as ta gjejë. Për fat të mirë në vendngjarja ka dhe pamje filmike, të cilat ndihmojnë për të strukturuar edhe njëherë dinamikën e ngjarjes.

Një element që e ka ndihmuar hetimin është fakti se në vendngjarje është gjetur celulari i viktimës. Nëpërmjet celularit është identifikuar Mario Meshini, i cili çuditërisht nuk ishte larguar. Nëse meshini do të ishte i përfshirë në një ngjarje të rëndë, pse nuk do të largohej për t’i shpëtuar policisë, pro do të qëndronte në banesë. Tjetra, mund të kishte marrë telefonin e viktimës dhe mund ta pengonte hetimin e policisë, por nuk e bëri as këtë.

Mësohet se Meshini është arrestuar në pasditen e djeshme, ndërsa lajmi për arrestimin e tij është dhënë në mbrëmje nga ministri i brendshëm, Fatmri Xhafaj në “News24”. Por urdhër arresti ndaj tij është regjistruar pasi e ka thënë ministri. Të dhënat e gjetura në telefonin e viktimës, do bëjnë të ketë zhvillime, sa i takon grupeve që ushtrojnë aktivitete kriminale në Tiranë. Sasia prej 3 kg kokainë e gjetur në banesën e tij për tregun që ka dhe përballon Tirana, është jashtëzakonisht shumë”, tha gazetari Artan Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Berisha: Opozita duhet të përdorë çdo mënyrë që të rrezojë qeverinë. Janë 52 forma ...
Previous article DOSJET E SIGURIMIT/ Kryetarja e autoritetit: Na mungon infrastruktura dhe stafi. Problem dhe me arkivat

F.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT