Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar sot në emisionin “Byro Politike” ku tha se qeveria e Ramës duhet rrëzuar me çdo kusht.
“Opozita ka për detyrë të përpunojë dhe besoj se është duke përpunuar… Një qeveri në 100 ditët e para nuk ke çfarë t’i thuash. 100 ditët e para. Por tani, ka mesazhin e vet të fuqishëm. Kjo qeveri duhet rrëzuar, s’ka…, duhet rrëzuar. Kjo opozitë duhet të kombinojë të gjithë format deri në diversitetin e formave të mosbindjes civile që Edi Rama të largohet. Ato janë të shumta, janë 52 forma të mosbindjes civile. Askujt nuk i hiqet e drejta të përdorë metoda që i duken më të efektshme”, tha Berisha.
Protesta e opozitës në 27 janar, Berisha: Tregoi se bashkëpunimi PD-LSI…
Përball tij kanë qenë dhe analistët Lorenc Vangjeli dhe Baton Haxhiu!, ku me ta ka diskutuar për disa nga temat kryesore të aktualitetit, ku një pjesë të madhe e zuri diskutimi për protestë.
- Pjesë nga deklaratat
Opozita u ngrit në këmbë, 100 ditë pas zgjedhjeve. Kimia e bashkëpunimit PD-LSI, funksionoi.
Çështja e shifrave në çdo përcaktim ndryshim. Shifra të tjera jep policia si rregull. Shifra të tjera jep kundërshtari dhe shifra të tjera organizatori. Shifrat le t’ia lemë bulevardit. Ajo ishte një protestë gjigande.
Pse besoni vërtetë se u trondit Edi RAMA?
Edi Rama u zhduk ishte arratia e tij e tretë politike.


