• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RINDËRTIMI NË KAVAJË/ Veliaj në shkollën 9-vjeçare: Ditë të mira për armisin
Home
Politikë

RINDËRTIMI NË KAVAJË/ Veliaj në shkollën 9-vjeçare: Ditë të mira për armisin

22 November, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Shkolla e re 9-vjeçare “Shtodhër” në Helmës të Kavajës është drejt përfundimit, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale sipas standardeve më të mira evropiane për fëmijët e për mësuesit. Koordinatori politik Erion Veliaj bashkë me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali dhe Zv.ministrin e Infrastrukturës, Etjen Xhafajt inspektuan kantierin e ndërtimit në shkollën e re, ku është integruar edhe sistemi parashkollor, ndërsa janë shtuar edhe terrenet sportive.

Veliaj tha se procesi i rindërtimit po vijon në gjithë territorin e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, duke theksuar se po punohet me të njëjtin ritëm dhe cilësi, si në qendër ashtu dhe në periferi, për t’i ofruar çdo komuniteti shërbim sa më të mirë.

“Është një afat njëvjeçar nga tërmeti, ku kemi pasur ndoshta një nga vitet më dramatike të Shqipërisë. Do kujtohet përvjetori i tërmetit, jo me dhimbje, por tani me një ringritje, edhe me një rilindje të arsimit, sidomos në zonat periferike. Edhe fakti që çdo gjë po bëhet shumë herë më e mirë, t’i rezistojë jo vetëm tërmeteve, siç ishte shkolla dje, por fakti që shkolla është edhe më e fortë, edhe më cilësore, edhe më e aksesueshme, dhe fakti që po punohet njësoj si në qendër të Tiranës dhe në periferi të Tiranës, si në qendër të Kavajës edhe në periferi të Kavajës, si në komunitetet që mund të jenë dem babadem, ashtu edhe në komunitetet që mund të jenë populluar me të ardhur, e posaçërisht në ato komunitete ku edhe popullsia rome dhe egjiptiane të ketë të njëjtën cilësi, të njëjtin standard, siç kanë të gjitha shkollat e tjera të Shqipërisë”, tha Veliaj. Duke e cilësuar një ditë të mirë për arsimin në vendin tonë, Veliaj u shpreh se po ecet me ritëm të lartë edhe me rindërtimin e shtëpive, si në Tiranë ashtu edhe në Kavajë, por mbi të gjitha me shkollat.

Koordinatori politik i Kavajës tha se bashkëpunimi dhe solidariteti ndikon pozitivisht në përballimin e sfidave të vështira me të cilat po përballemi, si tërmeti dhe pandemia.

“Unë besoj fort që kur jemi bashkë ne mund të bëjmë punë të mrekullueshme. Edhe fakti që tani edhe Tirana dhe Kavaja në këtë bashkëpunim, për fushatën e ardhshme, por edhe për një përpjekje për të çuar edhe më tej, jo vetëm procesin e rindërtimit, por të gjithë transformimin dhe rimëkëmbjen mbas tërmetit, besoj që na bën nder. Është më mirë kur rritemi bashkë, sesa secili për vete, dhe solidaritet i munguar. Ndaj dhe nëse kam një mesazh për afrimin e festave, nëse na mësoi diçka gjithë kjo histori e pandemisë dhe gjithë sfidat me tërmetin, është se “bashkimi sjell fuqinë”, prodhon rezultate, ngrihemi më shpejt në këmbë, edhe mbështesim njëri-tjetrin”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se procesi i ringritjes në Shqipëri pas tërmetit ka ecur edhe më shpejt se shumë vende të tjera edhe më të mëdha. “Edhe kryeministri ka qenë gjithë kohën i preokupuar dhe me merak, a do arrijmë dot brenda afatit që disa nga këto punë të shpërndahen në qindra kantiere, në gjithë territorin e prekur nga tërmeti, do të mbaronin në afat; sot mund të themi që po. Edhe fakti që shkollat edhe në periferi po mbarojnë në afat dhe me të njëjtën cilësi, është një moment krenarie. Edhe vërtet tërmeti na rrëzoi, por fakti që u ngritëm shpejt, ndoshta edhe më shpejt se shumë vende të tjera që janë më të zhvilluara dhe kanë më shumë pasuri, por prej burokracisë ju ka marrë vite rimëkëmbja; na bën të ndihemi vërtet mirë, edhe besojmë që më e mira është akoma përpara”, deklaroi Koordinatori politik i Kavajës, Erion Veliaj.

Zv.ministri i Infrastrukturës, Etjen Xhafaj, u shpreh se rindërtimi i shkollës pa kaluar një vit nga tërmeti, i vjen në ndihmë komunitetit të zonës, në mënyrë që fëmijët të mos jenë të detyruar të lëvizin drejt shkollave më të afërta.

“Është shumë e rëndësishme të gjykojmë se e para nuk janë vetëm dhe sigurisht bashkia dhe qeveria u janë gjendur në këtë moment të vështirë dhe brenda vitit shkolla është gati, më e mirë seç ka qenë dhe sigurisht me një mundësi përdorimi jo vetëm si një qendër e dijes por edhe si qendër komunitare jo vetëm për fshatin “Shtodher” por dhe për të gjithë njësinë administrative”, theksoi zv.ministri.

Për kryebashkiakun e Kavajës, Redjan Krali, shkolla e re i jep mundësi fëmijëve të zonës të shkollohen në kushte shumë të mira.  “Parashkollorët janë 33 dhe 132 janë nxënës. Këtu është dhe pjesa e madhe komuniteti egjiptian. Më vjen mirë, e shoh me kënaqësi të jashtëzakonshme këtë pjesë se unë vet kam mbaruar te “Mehmet Baba Musta” ku shkolla ka qenë e gjitha pa xhama. Më vjen mirë që e ardhmja në Kavajë, brezi i ardhshëm të rritet në kushte të jashtëzakonshme, optimale, të ketë kapotë, ashensor, ngrohje, siç e meritojnë. Jam tepër i privilegjuar që realizohen gjithë këto objekte kaq të mëdha”, tha Krali.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të mëdha materiale në Kavajë, dhe në vijim të procesit të rindërtimit në këtë rreth janë parashikuar të ndërtohen 3 godina arsimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I INFEKTUAR ME KORONAVIRUS/ Shikoni çfarë bën mbrojtësi Kumbulla në karantinë (VIDEO)
Previous article COVID-19/ Vuçiç shkon sërish në varrim pa maskë në vdekjen e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

TË TJERA DETAJE NGA NGJARJA NË KSAMIL/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin Aktualitet

TË TJERA DETAJE NGA NGJARJA NË KSAMIL/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin

DETAJET E REJA/ Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge Aktualitet

DETAJET E REJA/ Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT