Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka inspektuar punimet për ndërtimin e një shkolle në Marikaj të Vorës, të dëmtuar nga tërmeti.
Ahmetaj shprehet se janë 140 institucione arsimore që po rindërtohen nga e para.
“Në kantierin e rindërtimit të shkollës 9-vjecare Ramazan Subashi dhe kopështit parashkollor, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
250 nxënës dhe fëmijë, pas 6 muajsh do të rikthehen në ambientet e reja, shumë më të mira e më të sigurta se ato që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Një investim mbi 146 milionë lekë, me financim nga buxheti i shtetit.
Ky është një nga 33 kantierët në të cilët ka filluar tashmë puna për rindërtimin e objekteve arsimore, nga 140 shkolla që do të bëhen nga e para”, nënvizon Ahmetaj. (TemA)


