• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RINDËRTIMI/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet..
Home
Politikë

RINDËRTIMI/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet..

16 January, 2025 s.autor Politikë

75 familje të prekura nga tërmeti në Kombinat morën çelësin e shtëpisë së tyre të re. Në ceremoninë e shpërndarjes së apartamenteve mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili uroi banorët për banesat e tyre të reja ndërsa theksoi se ky proces nuk ishte i lehtë, pasi u vonua për shkak të pengesave me gjyqe nga partitë politike.

Sipas tij procesi u vonua 5 vite për shkak të 28 proceseve gjyqësore të hapura nga partitë politike që luftojnë për 5 vota të qelbura.

“Sot është një ditë e lumtur për këto familje, por është shumë e rëndësishme të kuptojmë pse u vonuam në këto 5 vite. Pse Bashkia e Tiranës duhej të merrej me 28 procese gjyqësore, që u hapën jo nga njerëzit, jo nga nevojtarët, jo nga banorët, por nga partiçkat politike, nga ato partiçka që sot po bëhen copë e çikë, ashtu siç u munduan të bënin copë e çikë njerëzit? Dhe ajo që ndodh padit në Prokurori, padit në SPAK, vetëm që të mos ecte puna këtu. Si ka mundësi që në lagjen 5 Maji pothuajse i kemi shpërndarë të gjitha apartamentet, njerëzit janë futur në shtëpitë e tyre, kurse në Kombinat e bëmë sot?

E rëndësishme të kuptojmë se pse u vonuam 5 vite dhe pse vazhdon pas kaq vitesh sikur na mallkon njeri, shqiptari bllokon shqiptarin, vë stërkëmbësh të mirës, i thotë punës plaç. Pse? Për 5 vota të qelbëta”, tha ai.

Veliaj tha se pavarësisht pengesave dhe sulmeve të opozitës, sot është një ditë ku ka fituar e mira dhe e drejta.

“Më vjen shumë keq që kemi pasur këto vonesa, por nga ana tjetër uroj që të na bëhet mësim. Ajo që kam kuptuar është se ti mund ta kundërshtosh të mirën, mund ta lodhësh, mund ta pengosh, mund ta vonosh, mund edhe ta dekurajosh apo ta denoncosh, por nuk e mund dot sepse në fund e mira fiton. Ndaj, sot është dita kur ka fituar e mira, kur ka fituar e drejta, parimi i mbështetjes së njeri-tjetrit. Zgjedhjet janë në 11 maj dhe secili mund të votojë kë t’i dojë qejfi, por në momentin që dikush drejton, ta lëmë të punojë, në momentin që dikush e ka mbështetjen e popullit, ta lëmë të punojë”, shtoi ai.

Veliaj tha se ai që punon, edhe sulmohet.

“Kur shikoj Rajanin që ishte 6 muajsh e so 6 vjeç është mëse normale që njerëzit pyesin e stërpyesin e rrokanisin kokën por është pjesë e një shpjegimi të një padrejtësie të madhe prej bllokimit të kësaj pune me gjithë këto gjyqe e padi, çudira të jashtëzakonshme. Me gjasë mua do të më ndjekin edhe pasi të lë bashkinë. Me teatrin, Sami Frashërin e shkollat, por e di çfarë kush punon sulmohet. Në qoftë se doni të mos sulmoheni, merruni me një punë tjetër. Jam i sigurt se kush punon në një ‘call center’, nuk e sulmon njeri se as nuk e di kush është në anën tjetër të telefonit. Jam i sigurt që kush rri në divan dhe shan tërë ditën në Facebook, atë nuk e sulmon njeri se as nuk e dinë se ekzistojnë sepse është ‘anonim, të lutem’ pas divanit. Por, kush do merret me punë, do sulmohet ”, tha ai.

Kryebashkiaku shtoi se puna në Kombinat po ecën me një ritëm të shpejtë, ndërsa në lagjen 5 Maji pritet që deri në fund të marsit të shpërndahen edhe 273 apartamente të tjera.

“Më vjen mirë që e fillojmë mbarë këtë vit në Kombinati, duke shpërndarë 75 apartamentet e para, për të vazhduar me një ritëm të jashtëzakonshëm, ku nga 16 objekte banimi të përfundojmë 167 mijë metra katrorë ndërtim. Kemi në total 1064 apartamente. Sot në godinën 5B ku jemi, shpërndajmë 35 apartamente tip 1+1, 35 të tjera tip 2+1, 5 apartamente 3+1. Në fund të janarit do të shpërndajmë edhe 85 apartamente të tjera. Deri në fund të muajit mars do të ndajmë edhe 486 apartamente të tjera, dhe deri në verë ne do i kemi mbaruar të gjitha apartamentet e Kombinatit”, shtoi ai.

Ndërkaq, Veliaj dha edhe një lajm të mirë për banorët e 5 Majit, për të cilët tha se deri në fund të marsit do të shpërndajnë edhe 273 apartamentet e fundit.

“Për të bërë një transparencë, deri tani kemi shpërndarë 428 apartamente në 7 godina. Deri në fund të marsit do të shpërndajmë edhe 273 apartamentet e fundit te zona e 5 Majit, që të sigurohemi që kjo pranverë, të jetë një pranverë për gjithë banorët e 5 Majit dhe Kombinatit, dhe secili të fillojë një kapitull të ri”, u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj theksoi se vlera e pronës në Tiranë është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, duke e konsideruar këtë një lajm pozitiv për qytetarët.

“Prona në Tiranë vlen shumë. Nuk vlente kaq para 10 vitesh, por sot vlen shumë. Ky është lajm i mirë, nuk është lajm i keq. Dikujt që i rritet vlera e pronës do të thotë se i vlen më shumë ajo që ka në pronësi”, nënvizoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "T'I JAPIM EDHE NJË MUNDËSI"/ Zbardhet vendimi i Apelit për Berishën: Jemi para zgjedhjeve! Është lideri i opozitës
Previous article GJERMANI/ 100 persona në ditë aplikojnë për të ndryshuar gjininë dhe emrin, pas ligjit të ri

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT