• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RINAS/ “Ryanair” iu shtua flotës ajrore, Balluku: Do presim mbi 6.5 mln pasagjerë këtë vit
Home
Politikë

RINAS/ “Ryanair” iu shtua flotës ajrore, Balluku: Do presim mbi 6.5 mln pasagjerë këtë vit

8 June, 2023 F.autor Breaking News, Politikë

Kompania “Ryanair” do të operojë tashmë dhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, me fluturimet që do të jenë të mundura që nga vjeshta e këtij viti dhe me destinacione të reja.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u shpreh në fjalën e saj se Shqipëria ka ecur me hapa të mëdhenj në këtë sektor. Ajo theksoi se këtë vit vendi ynë do të presë më shumë se 6.5 milionë pasagjerë.

“Unë dua t’ju përgëzoj zoti Kastrati për ndryshimin thelbësor. 100 milionë euro investim nga momenti i marrjes së kontratës dhe jam shumë e sigurt që kjo shifër është kaluar që tani dhe ju do investoni në shumë më shumë sektorë. Po i kthehem aviacionit civil, sërish skeptikët që na thanë se bëjmë vetëm projekte 3D dhe që thonin se këtu nuk do vinin kurrë kompanitë me emër, ne nuk flasim me fjalë, por me punë dhe fakte.

Do presim më shumë se 6.5 milionë pasagjerë gjatë këtij, 10 milionë pasagjerë është reformuar për të pritur. Ne punojmë me shifrat që ishin parashikuar për vitin 2027, jemi në advancë dhe kjo kërkon impenjim të të gjithë sektorit, duke nisur nga rregullatori. Gjithashtu, duhet thënë që ajo që dukej një e ardhme e largët për Shqipërinë, me 3 aeroporte ndërkombëtare praktikisht është dita e sotme. Aeroporti i Tiranës nuk ka nevojë për reklamë se vazhdon të jetë i preferuari i shqiptarëve.”

Sipas Ballukut, kjo kompani e re që do t’i shtohet flotës ajrore të Shqipërisë do të mundësojë shërbim sa më të mirë ndaj pasagjerëve dhe konkurrencë në treg.

“Në Kukës numërohen 40 mijë pasagjerë dhe ne shpresojmë që ky numër të rritet, që është një gate tjetër ndërkomëbtar i shqiptarëve. Në vitin 2018, vetëm 7% e shqiptarëve kishin akses në aviacionin civil, për shkak të çmimit të biletave, pikave të aeroportit e shumë kompleksitete të tjera. Shqipëria njihej si një nga vendet me çmimet me të larta të biletave, ne ishim kthyer në delen e zezë të aviacionit për kompanite low cost, dhe askush nuk kishte guxim të vinte në Shqipëri dhe të investonte.

Gjithçka ka ndryshuar pas vitit 2020, ne dolëm nga kriza akoma më të fortë dhe ky ishte momenti i shpërthimit të industrisë në vendin tonë. Ajo që ne po bëjmë sot është po investojmë fuqishëm për të përmbushur të gjithë ato parametra që do na hapnin mundësitë për të ardhmen. Dua të falenderoj “Ryanair-in” që e ndërrmori këtë hap, është një kompani e konsoliduar e të cilës duhet t’i them se aviacioni civil këtu është i angazhuar për të mbrojtur të drejtat e pasagjerëve, të jesh low cost nuk do të thotë të mos respektosh të drejtat e pasagjerëve. 18 fluturime në vjeshtë, 9 prej të cilave destinacione te reja tregon se ju keni ardhur për të qëndruar gjatë dhe jemi të lutur që të mirëpresim sa më shumë kompani. Ne besojmë që me gjithë fokusin do vijojmë me investimet në këtë fushë, navigimi ajror.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FRIKSHME! Modelja e famshme zbulon se është binjake pas një...
Previous article JENI DASHURUAR ME SHOKUN TUAJ TË NGUSHTË?! Ja si ta zbuloni të vërtetën…

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT