Tashmë të gjithë personat që do të preken nga koronavirusi do të përfitojnë barna me rimbursim falas. Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video ku iu sqarohen qytetarëve të gjitha procedurat.
Sipas videos, qytetarët e prekur nga Covid19 duhet të lidhen me mjekun e familjes, ose në të kundërt mund të kontaktojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar.
Pas recetës që jep mjeku i familjes, dhe kodit të përcaktuar, pacienti paraqitet në farmaci.
Postimi i Ministres Manastirliu
Garantojnë #BarnatFalas për qytetarët e diagnostikuar me #COVID19 që trajtohen në banesë.
Si të përfitoni recetën me rimbursim? Lidhuni me mjekun tuaj të familjes.
Nëse nuk keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes lidhuni me linjën e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar.
Kliko linkun
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/685584808822234/


