• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIKTHIMI I VELIAJT NË DEYRË SI KRYEBASHKIAK/ Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Home
Breaking News

RIKTHIMI I VELIAJT NË DEYRË SI KRYEBASHKIAK/ Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

12 January, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata Kushtetuese ka bërë publik vendimin lidhur me çështjen e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke vendosur në favor të tij dhe duke rrëzuar vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave dhe Presidenti i Republikës.

Në seancën plenare publike të mbajtur më 31 tetor 2025, Gjykata Kushtetuese, nën drejtimin e kryetares Holta Zaçaj dhe me praninë e të gjithë anëtarëve, shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga Erion Veliaj, i përfaqësuar nga avokatët Alban Dokushi dhe Ermal Yzeiraj. Në këtë proces, Presidenti i Republikës dhe Këshilli i Ministrave morën pjesë si palë të interesuara.

Me shumicë votash, Gjykata vendosi pranimin e kërkesës dhe shfuqizimin e vendimit nr. 539, datë 25 shtator 2025 të Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj”, duke e konsideruar atë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.Gold Is
Po ashtu, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dekretin nr. 350, datë 1 tetor 2025 të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore”, në pjesën që ka të bëjë me Bashkinë e Tiranës, duke konstatuar shkelje të neneve 115, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës.

Vendimi parashikon gjithashtu vijimin e masës së pezullimit të efekteve juridike të dekretit presidencial për zgjedhjet vendore në Tiranë, deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se: “Vendimi i Këshillit të Ministrave, i mbështetur vetëm në faktin e mungesës tremujore në detyrë, nuk ka analizuar shkaqet, rrethanat dhe as ndikimin e kësaj mungese në ushtrimin e funksioneve, duke mos vlerësuar nëse situata ka ardhur si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të vetë kryetarit dhe nëse ajo mund të cilësohej shkelje e rëndë e Kushtetutës ose e ligjit.

Megjithatë, theksohet se mosparaqitja në detyrë për një periudhë të pandërprerë tremujore mund të përbëjë shkelje të rëndë në ushtrimin e detyrës nga kryetari i bashkisë, por vetëm në rastet kur ai mban përgjegjësi për këtë situatë. Ndryshe nga rasti konkret, kërkuesit nuk i është atribuuar asnjë përgjegjësi juridike. Në këtë kontekst, shkelja e rëndë lidhet me mospërmbushjen thelbësore të detyrës me vullnetin e tij, duke pasur parasysh se kryetari i bashkisë është një organ ekzekutiv monokratik.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TRUMP NUK KA FRIKË TË PËRDORË FORCËN USHTARAKE NË IRAN"/ Shtëpia e Bardhë: Plani i sulmit është opsion në tryezën e presidentit
Previous article "RAMA SFIDON DHE POSHTËRON SHQIPTARËT..."/ Berisha para Kryeministrisë: Më 24 Janar t’i japim mesazhin e qartë, hiq dorë nga grushti i shtetit! Ja

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT