• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIKTHIMI I EKSPERTËVE TË OPDAT NË SPAK/ Reagimi i Ambasadës amerikane: Disa programe, thelbësore për interesat kombëtare të SHBA
Home
Politikë

RIKTHIMI I EKSPERTËVE TË OPDAT NË SPAK/ Reagimi i Ambasadës amerikane: Disa programe, thelbësore për interesat kombëtare të SHBA

1 April, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Rikthimi i ekspertëve të OPDAT në SPAK dhe të FBI-së në BKH konsiderohet si një interes kombëtar nga administrata e presidentit Trump.

Këtë e tregon komenti i një zyrtari të Ambasadës amerikane në Tiranë pasi u pyet nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, se me çfarë lidhet rikthimi i këtyre ekspertëve javën e shkuar.

Në përgjigjen dërguar përmes postës elektronike për Top Channel thuhet:

“Në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të presidentit Trump të datës 20 janar për rivlerësimin dhe riorganizimin e ndihmës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, sekretari Rubio nisi një rishikim të të gjithë ndihmës së huaj të SHBA për t’u siguruar që programet të jenë efikase dhe në përputhje me politikën e jashtme të SHBA nën agjendën ‘Amerika e Para’. Disa programe që konsiderohen thelbësore për interesat kombëtare të SHBA kanë rifilluar, ndërkohë që rishikimi i ndihmës së huaj është ende duke u zhvilluar.”

Ky reagim dërguar Top Channel është reagimi i parë zyrtar i Ambasadës amerikane në Tiranë pas ardhjes së Trump si president.

Ky koment i selisë së Washingtonit në Tiranë i jep fund debateve dhe fërkimit të duarve nga disa politikanë shqiptarë, të cilët e trumpetuan me të madhe largimin e këtyre ekspertëve amerikanë.

Ndërkohë, çdo program tjetër i ndihmës amerikane për Shqipërinë vazhdon të jetë i bllokuar, përveç programeve të SPAK dhe BKH.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO HYJNË MENJËHERË NË FUQI/ Tarifat e shtuara doganore të Trump ndaj Europës shpallen nesër
Previous article I ARRATISUR NGA DREJTËSIA/ Dodik shfaqet në takim me Putinin në Moskë

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT