• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIKTHIMI I BASTEVE/ Shoqatat te ‘Ekonomia’: Dështim nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin
Home
Politikë

RIKTHIMI I BASTEVE/ Shoqatat te ‘Ekonomia’: Dështim nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin

20 September, 2023 s.autor Politikë

Në komisionin e Ekonomisë po zhvillohet seanca dëgjimore me grupet e interesit për bastet online. Ish -kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyrti tha se ligji ka problematika e shtoi se me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. Shyti tha se nisma do të dështojë nëse nuk rikthehen kompanitë e basteve që ishin më parë.

‘Ligji ka problematika që nuk janë marrë parasysh. Me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. Në botë ka edhe pika fizike jo vetëm online. Ligji kërkon të deklarohen edhe shumat e vogla, kjo do pengojë edhe turistët të luajnë. Pse të jenë vetëm kompani të huaja, ato do i dërgojnë paratë jashtë. Nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin, kjo nismë do të dështojë!’- tha Shyti.
Por deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, duke iu drejtuar përfaqësuesve të Shoqatës së Basteve, konkretisht Arian Shytit, tha se ai nuk duhet të përfaqësojnë krimin në komision. Sipas Braçes para 2018 bastet i ka pasur në dorë krimi dhe cilësoi si shantazh kërkesat e përfaqësuesve të Shoqatës së Basteve.‘Këtë aktivitet e ka pasur në dorë krimi. Kjo ka qenë e qartë. Ti nuk duhet të përfaqësosh krimin në komision. Ju kam dëgjuar në çdo komision, po dëgjoj dhe këtu. Po s’u kthyet kompanitë që ishin kjo gjë do të mbetet informale është perceptuar si shantazh i qartë. Këtë aktivitet e ka pasur në dorë krimi. E dimë mirë se çfarë kemi hequr në 2018. Me telefona e mesazhe duke kërcënuar fëmijë e prindër. Po luhet tani po luhet? Por dini gjë ju se kush po luan? Kush po i luan se ju jeni shoqata e basteve sportive. Këta që e bëjnë sot çfarë janë. U bëmë pjesë e një aktivitet ilegal. Kush po luan tani. Kush po e bën këtë gjë.’- tha Braçe.
‘Qëllimi është të formatizojmë tregun. Marrëzisë së madhe i dhamë fund. ‘- tha Shalsi, kryetar i komisionit të Ekonomisë.
Pak ditë më parë Komisioni i Ligjeve kaloi vetëm me votat e socialistëve projektligjin për rikthimin e basteve online. Deputetët e opozitës ngritën shqetësimin se bastet online do të thellojnë problemet sociale, ndërsa skepticizëm pati edhe mes socialistëve, me deputetin Xhafaj që ngriti pikëpyetjen e rrezikut të trukimit të ndeshjeve.
Rikthimi i basteve online synohet të bëhet përmes licencimit të 10 subjekteve, të cilat të drejtën e licencës do ta kenë për 10 vite. Tarifa e licencimit parashikohet të jetë 400 milionë lekë, të ardhura që shteti synon t’i përdorë për zhvillimin e sportit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAVROV DHE ZELENSKY NË NJË TRYEZË/ Presidenti ukrainas: Nëse Trump e di formulën si ndalohet lufta, të na e thotë
Previous article E PËSOJNË KEQ/ Vodhën një shumë parash në një banesë, vihen në pranga dy bashkëpunëtorët në Fier (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT