• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAVROV DHE ZELENSKY NË NJË TRYEZË/ Presidenti ukrainas: Nëse Trump e di formulën si ndalohet lufta, të na e thotë
Home
Botë

LAVROV DHE ZELENSKY NË NJË TRYEZË/ Presidenti ukrainas: Nëse Trump e di formulën si ndalohet lufta, të na e thotë

20 September, 2023 s.autor Botë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Serghei Lavrov ka mbërritur në Nju Jork ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Shefi i diplomacisë së Kremlinit do të jetë i pranishëm në tryezën e Këshillit të Sigurisë për Ukrainë, ku pritet të jetë pjesë dhe presidenti Volodymyr Zelensky.

Mbrëmjen e kaluar lideri ukrainas mbajti një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, ku u prit me ovacione nga të pranishmit.

Gjatë fjalimit, i cili u përqendrua shumë në rrezikun që Rusia paraqet për botën, ai argumentoi se sfidat e tjera të përbashkëta, si ndryshimi i klimës, mund të trajtohen siç duhet vetëm pasi Moskës t’i jetë treguar vendi.

“Ndërsa Rusia po e shtyn botën drejt luftës përfundimtare, Ukraina po bën gjithçka për të siguruar që pas agresionit rus askush në botë nuk do të guxojë të sulmojë asnjë komb”, u tha Zelensky liderëve botërorë që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme vjetore.

Ai theksoi gjithashtu se Rusia thjesht nuk ka “të drejtë të mbajë armë bërthamore”.

“Armatimi duhet të frenohet, krimet e luftës duhet të ndëshkohen, njerëzit e dëbuar duhet të kthehen në shtëpi dhe pushtuesi duhet të kthehet në tokën e tij. Duhet të jemi të bashkuar për t’ia dalë dhe do ta bëjmë!” Ai gjithashtu akuzoi Moskën për “gjenocid” duke rrëmbyer fëmijë ukrainas.

Më vonë, Zelensky dha një intervistë për CNN, ku shprehu nevojën e menjëhershme të Ukrainës për avionë luftarakë F-16. Lideri ukrainas shprehu besimin se Rusia nuk do ta fitojë këtë luftë, teksa bëri ironi dhe me ish-presidentin amerikan Donald Trump.

“Putin nuk do ta fitojë këtë luftë. Ukraina ka nevojë ta përfundojë këtë konflikt sa më shpejt, por për këtë na duhen menjëherë avionët F-16. Nëse Donald Trump di formulën për t’i dhënë fund luftës të na e thotë”, u shpreh mes të tjerash Zelensky për CNN.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BLINDOHET" GJYKATA E VLORËS/ Kishin planifikuar një vrasje, lihen në burg 6 të arrestuarit
Previous article RIKTHIMI I BASTEVE/ Shoqatat te 'Ekonomia': Dështim nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin

s.autor

Postime të ngjashme

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT