• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIKTHIM I ABORTIT? Projektligji i shpëton “përplasjes” mes demokratëve dhe republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve
Home
Botë

RIKTHIM I ABORTIT? Projektligji i shpëton “përplasjes” mes demokratëve dhe republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve

15 July, 2022 s.autor Botë

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për rivendosjen e të drejtave të abortit në mbarë vendin në përgjigjen e parë legjislative të demokratëve ndaj vendimit historik të Gjykatës së Lartë.

Projektligji ka pak shanse për t’u bërë ligj, pasi i mungon një mbështetje e nevojshme në Senat. Megjithatë, votimi shënon fillimin e një epoke të re në debat pasi ligjvënësit, guvernatorët dhe legjislaturat përballen me ndikimin e vendimit të gjykatës.

Dhoma ka votuar me 219 vota pro dhe 210 kundër, ndërsa është miratuar gjithashtu edhe një projekt-ligj të dytë për të ndaluar dënimin për një grua që vendos të udhëtojë në një shtet tjetër për të bërë një abort.

“Vetëm tre javë më parë, Gjykata e Lartë kreu një goditje ndaj të drejtave themelore duke përmbysur çështjen Roe kundër Wade. Është skandaloze që 50 vjet më vonë, gratë duhet të luftojnë përsëri për të drejtat më themelore kundër një gjykate ekstremiste”, tha kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi përpara votimit, duke u mbledhur me gra të tjera demokrate në shkallët e Kapitolit.

Republikanët folën me forcë kundër dy projektligjeve, duke lavdëruar vendimin e Gjykatës së Lartë.

Duke i nxitur kolegët e saj të votojnë kundër, republikania e Uashingtonit, Cathy McMorris Rodgers e quajti abortin “çështja më e madhe e të drejtave të njeriut të brezit tonë”.

Ajo tha se legjislacioni demokrat nuk ka të bëjë me mbrojtjen e shëndetit të grave.
“Ajo ka të bëjë me detyrimin e një axhende ekstreme ndaj popullit amerikan”, tha ajo.

Duke dalë me një vendim të tillë, gjykata ka lejuar shtetet të miratojnë kufizime strikte të abortit, duke përfshirë shumë nga ato që më parë ishin konsideruar jokushtetuese. Vendimi pritet të çojë në ndalimin e abortit në afërsisht gjysmën e shteteve.

Tashmë, një numër shtetesh kanë hedhur goxha hapa për të kufizuar ose nxjerrë jashtë ligjit abortin, ndërsa shtetet e kontrolluara nga demokratët kanë kërkuar të mbrojnë aksesi në abort.

Votuesit tani e renditin abortin si ndër çështjet më të ngutshme me të cilat përballet vendi, një ndryshim në prioritetet që demokratët shpresojnë se do të riformësojë peizazhin politik në favor të tyre për zgjedhjet afatmesme.

Kjo është hera e dytë që Dhoma e Përfaqësuesve e miraton projektligjin. Ai do të parandalonte ndalimin e abortit më herët se 24 javë, që është kur përgjithësisht mendohet se fillon aftësia e një fetusi njerëzor për të mbijetuar jashtë mitrës.
Projektligji lejon përjashtime për abortet pas kësaj faze kur një ofrues përcakton se jeta ose shëndeti i nënës është në rrezik.

Deputetja demokrate Lizzie Fletcher nga Teksasi, një nga autoret e projektligjit, tha se kërcënimet për të udhëtuar nuk pasqyrojnë të drejtat themelore që janë dhënë në Kushtetutë.

Demokratët kanë vënë në dukje rastin e një vajze 10-vjeçare që iu desh të kalonte kufijtë shtetërorë në Indiana për të kryer një abort pasi u përdhunua, duke e quajtur atë një shembull sesi vendimi i gjykatës po sjell që tani pasoja të rënda.

“Nuk kemi nevojë të krijojmë hipoteza. Ne tashmë e dimë se çfarë ka ndodhur. A duhet të vihet në rrezik e drejta e vogëlushes 10-vjeçare apo simotrave të saj 12-13-14- vjeçare dhe marrjes së shërbimit për të cilat ato kanë aq shumë nevojë?”, tha senatori demokrat Amy Klobuchar të enjten në foltoren e Senatit.

Kushtetuta nuk thotë në mënyrë eksplicite nëse udhëtimi ndërmjet shteteve është një e drejtë, megjithëse Gjykata e Lartë ka thënë se është një e drejtë. Megjithatë, gjykata kurrë nuk ka thënë saktësisht se nga vjen e drejta për të udhëtuar dhe kjo mund ta linte atë të hapur ndaj sfidës ose eliminimit, siç ishte e drejta për një abort.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KËTYRE ËSHTË T'U THUASH O IDIOTË"/ Artan Fuga reagon ashpër ndaj politikanëve që justifikojnë aferën e inceneratorëve: Po fryhen me lekët tona
Previous article TRONDITËSE/ Burri vret gruan shtatzënë dhe më pas i heq nga barku foshnjën e palindur

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTA NË GAZA/ Mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023 Botë

LUFTA NË GAZA/ Mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës Botë

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT