• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIKTHEN DEBATIN ME FEVZIUN/ Rama: Hap penxheren e darkës dhe shpif! Refuzon të kërkojë ndjesë
Home
Politikë

RIKTHEN DEBATIN ME FEVZIUN/ Rama: Hap penxheren e darkës dhe shpif! Refuzon të kërkojë ndjesë

16 January, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Rama iu rikthye replikave midis tij e gazetarit Blendi Fevziu. Numri 1 i kabinetit të qeverisë tha se ai shpif haptas dhe refuzon të kërkojë ndjesë apo t’i referohet faktit. Sipas Ramës, kjo vështirëson informimin e publikut ndaj shfrytëzohen të gjitha hapësirat, edhe rrjetet sociale, që qytetarët të mësojnë për punën e qeverisë.

“Na duhet të ndiejmë dhe kuptojmë nevojën e madhe për informim të njerëzve. Nuk është e lehtë sepse mjedisi i informimit është i kontaminuar, kur në ditët e përmbytjes, ditë dramatike, të gjithë ata që shikojnë prej shumë vitesh ëndrrën në beze, thonë tironsit, të rrëzimit tonë, e shikonin shiun dhe borën si anëtarët e mirëseardhur të koalicionit. Moderatori më i famshëm i Shqipërisë, i cili ka vizituar 148 vende të botës, e hap penxheren e tij të darkës dhe a thua se i kishin hyrë në shtëpi forca të errëta dhe shpif haptas. Nuk e di me vetëdije a pa vetëdije, por shpif haptas. Mendoj që ishte i acaruar nga fakti që ministrat përkatës ishin gjithandej në terren, flisnin me mediat, ndërkohë që sigurisht ai dhe gjithkush atje brenda që ftohet atje apo në penxheret e tjera, ministrat i konsiderojnë ministra vetëm kur bëjnë parakalimin te Stacioni i Trenit, përndryshe nuk ekizstojnë ose janë duke mashtruar. Ndërkohë edhe kur kapet, s’po them me presh në duar se s’do të ishte e përshtatshme, refuzon të pranojë, të kërkojë ndjesë, t’i referohet faktit dhe flet menjëherë, merret me gjëra të tjera që mund të jenë të drejta, të vërteta, por nuk kanë lidhje me çështjen.

Nuk është e lehtë të informosh kur në debatet politike ti shkon dhe ke përballë njerëz që nuk kanë ardhur të bëjnë debat me ty, kanë ardhur të të sulmojnë, të të godasin, të të baltosin. Nuk janë aty për të të pyetur, janë aty për të bërë atë që të thashë. Moderatori me shkop atje turret të ndezë prapë sherrin dhe ky është një model, nuk është thjesht një. Si bëhet për të informuar publikun në kushtet që ka 700 tenxhere të tilla që ziejnë e dezinformojnë përditë? Duhet të këmbëngulim, duhet të përdorim çdo hapësirë. Nuk ka interes për t’i thënë publikut se çfarë po bëjmë ne. Ato që bëjmë ne nëpër rrjete sociale janë nga halli i madh se në qoftë se ne nuk i bëjmë në rrjete sociale, njerëzit tanë do të mendojnë se është ajo që tregojnë ata atje. Duhet një riangazhim i plotë për të shfrytëzuar hapësirën e parlamentit dhe për të treguar çfarë po bëjmë ne për Shqipërinë tjetër. Arsyeja pse ata nuk i voton askush dhe anketimet tona të brendshme, ata janë daha e daha më keq se ç’ishin pas zgjedhjeve ku sigurisht ata fituan, por sigurisht ata humbën”, tha Rama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA E ADRIATIK LAPAJT/ Garda blindon dyert e Kryeministrisë
Previous article ARRESTIMI I ISH DREJTORIT TË IEVP DURRËS PAS ARRATISJES SË NDOCIT/ Policia njoftim zyrtar: Akuzohet për shpërdorim të detyrës

s.autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT