Hajduti më i famshëm në Shqipëri është arrestuar sërish. Sapo ka mbaruar kohën e vuajtjes së dënimit dhe ka dalë jashtë, Saleo Stojani ka rifilluar përsëri aktivitetin kriminal në fushën e vjedhjes.
Ai i ka marrë me dhunë telefonin një gruaje. Saleo Stojani, 24 vjeç, banues në Korçë është i dënuar disa herë më parë.
I riu një ditë më parë rreth orës 21:35 u kap menjëherë, pasi në qendër tek rruga “Ded Gjo Luli”, i kishte vjedhur me dhunë telefonin e markës “HTC”, shtetases N. V., 19 vjeçe, banuese në Valias.
Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale telefoni celular i markës “HTC”. Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura gjatë 48 orëve të fundit:
Në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit F.SH., 26 vjeç.
Në rrugën e “Dibrës” dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit XH.L., 24 vjeç.
Në rrugën “Ibrahim Rugova” dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit M.D., 19 vjeç.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe vjedhjeve të tjera që ky person dyshohet se mund të ketë kryer përgjatë një muaji që ka dalë nga burgu.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme



