• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Rikthehet ndërtimi. Në 3 muaj, 100 mln USD investime
Home
Ekonomi

Rikthehet ndërtimi. Në 3 muaj, 100 mln USD investime

26 September, 2017 D.editor Ekonomi

Aktiviteti i ndërtimit në vend po njeh rritje gjatë vitit 2017. Në tremujorin e dytë e regjistrua një rritje e indeksit të shitjeve në volum me 33.9%, krahasuar me tremujorin e dytë të një viti më parë, sipas Institutit të Statistikave. Ndërkohë, në tremujorin e parë rritja ishte 41.3 për qind.

Indeksi tjetër, ai i prodhimit në volum për sektorin e ndërtimit u rrit me 32.9% për prill-qershorin e këtij vit, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht u rrit me mbi 10 për qind.

Zhvillimi i aktivitetit të ndërtimit është shoqëruar me rritjen e numrit të të punësuarve në këtë sektor me 3.4% në tremujorin e dytë të vitit, kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, kurse fondi i pagave u rrit me 12.2%, raporton INSTAT.

Trendi i rikthimit me rritje të ndërtimit u konfimua që në tremujorin e parë të vitit. Për janar-marsin e 2017-s, në rang vendi u dhanë 101 leje ndërtimi dhe vlera totale e investuar i kalon 11 miliardë lekët. Pjesa më e madhe janë fonde për objekte për qëllime banimi, 8.8 miliardë lekë janë financimet për pallate, vila, etj; ndërsa për qëllime biznesi, hotele, ndërtesa tregtare apo industriale u investuan mbi një miliard lekë.

Financimet për vepra inxhinierike kapën shifrën e 1.2 miliard lekëve për janar-marsin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bushati prezanton projekt-ligjin për pakicat
Previous article Arrestohet Themelko. 30 ditë burg për kryebashkiakun e Pustecit

D.editor

Postime të ngjashme

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3% Ekonomi

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës Breaking News

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës

RISI NË ZHDOGANIMIN E AUTOMJETEVE/ Dogana miraton manualin: Ja si do të llogaritet vlera e makinave Ekonomi

RISI NË ZHDOGANIMIN E AUTOMJETEVE/ Dogana miraton manualin: Ja si do të llogaritet vlera e makinave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT