• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Bushati prezanton projekt-ligjin për pakicat
Home
Aktualitet
Drejtësi

Bushati prezanton projekt-ligjin për pakicat

26 September, 2017 D.editor Drejtësi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati prezantoi këtë të martë në Komisionin e Ligjeve projekt-ligjin për “mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas këtij projekt-ligji, zyrtarisht pakicat kombëtare në Shqipëri janë pakicat greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake e serbe.

“Listimi i pakicave nuk diskutohet që ka pasur parasysh ndërthurjen e  elementit subjektiv, pra vetëdeklarimin dhe elementin objektiv, që janë karakteristikat evidentuese të pakicave dhe vlerësimi i institucioneve që posedojnë të dhënat dokumentare mbi individët sipas pakicave dhe këtu roli i Ministrisë së Brendshme është thelbësor”, deklaroi ministri Bushati.

Ky projekt-ligj vjen pas kërkesave të hershme të Këshillit të Europës që në vitin 2007 dhe si i tillë është në përputhje totale me parimet e europiane, ku vetë këto institucione kanë qenë pjesë e hartimit të tij. Por konsultime të vazhdueshme janë bërë dhe me organizatat që mbrojnë të drejtat e minoritetit.

“Natyrisht, jo të gjitha çfarë kanë sugjeruar shoqatat janë marrë parasysh në këtë ligj. Unë mund t’ju vë në dispozicion kërkesat e tyre dhe argumentin tonë. Në një pjesë të mirë të rasteve, shoqata të ndryshme janë në kundërshti me njëra-tjetrën. Dikush kërkon të ketë një pozicion më të privilegjuar dhe të njohur si të tillë, ndërkohë që kjo bie në kundërshtim jo vetëm me angazhimet ndërkombëtare që ka Shqipëria, por në radhë të parë me kuadrin kushtetues tonin”, u shpreh ministri i Jashtëm.

Ky projekt-ligj, i cili u votua në mënyrë unanime në këtë komision parashikon rritjen e të drejtave të pakicave në Shqipëri, përfshi deri aty sa në bashkitë ku 20 përqind e popullsisë u parkët pakicave të krijohen kushte për aq sa është e mundur, për përdorimin e gjuhës së pakicës në marrëdhëniet ndërmjet personave që u përkasin pakicave dhe këtyre organeve, përfshi dhe tabelat në dy gjuhë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MODE
Previous article Rikthehet ndërtimi. Në 3 muaj, 100 mln USD investime

D.editor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT