India dhe Kina janë përplasur sërish në kufi ushtarakisht më 20 janar të këtij viti. Kësaj radhe duket se bilanci nuk është dhe aq tragjik sa i qershorit të kaluar, pasi ka pasur vetëm të lënduar nga të dyja palët.
Incidenti ndodhi në veri të rajonit Sikkim, teksa autoritetet indiane e cilësojnë si diçka të vogël dhe që tashmë është zgjidhur.
Sipas mediave të huaja kanë qenë trupat ushtarake të Kinës që kanë tentuar të hyjnë në territorin e Indisë, por që kanë hasur në rezistencë.


