• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIKTHEHET DONALD LU/ Kujton gjuetinë për “peshqit e mëdhenj”: Jam bindur…
Home
Sociale

RIKTHEHET DONALD LU/ Kujton gjuetinë për “peshqit e mëdhenj”: Jam bindur…

21 March, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Donald Lu njihet si ambasadori që pati rolin kryesor për të bindur palët për të votuar reformën në drejtësi. Sot ai u shfaq nëpërmjet një mesazhi të ambasadës amerikane për 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Për këtë ditë shënuar ambasada amerikane ka postuar mesazhet e të gjithë ambasadorëve që qenë në Shqipëri në këtë tranzion të tejzgjatur të demokracisë.

“Gjatë këtyre viteve kaluam shumë kohë duke punuar me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe gjuetinë për peshqit e mëdhenj”, shprehet ambasadori Lu në postimin e tij në video.

Ai ishte ambasadori në Shqipëri nga 2015-12018, një vit i vështirë pas përplasjeve të forta për reformën në drejtësi dhe betejën antikorrupsion për kapjen e të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”. Do të ishte pikërisht ambasadori Lu që do të përmendte publikisht emrat e Sajmir Tahirit, Adriatik Llallës dhe të Emiljano Shullazit nga bota e krimit, duke kërkuar që drejtësia të mos tërhiqet nga presionet në vendimet e saj.

“Unë jam bindur që për sa kohë vendet tona ekzistojnë ne do të kemi gjithnjë një lidhje të veçantë mes popujve tonë. Gëzuar 30-vjetorin”, shprehet Lu në fund të mesazhit të tij.

Ambasada Amerikane ndërkohë thekson se “ne po festojmë 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë me këto mesazhe të dërguara nga ish-Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar. Donald Lu i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë në 13 janar 2015 dhe ishte Ambasadori i nëntë i SHBA në Shqipëri”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSJA E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Dalin DETAJET, autori i qëlloi me kallash, ata iu përgjigjën me...
Previous article E RËNDË NË PËRMET/ I moshuari hidhet nga ura, banorët nxjerrin trupin e pajetë nga lumi

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut Aktualitet

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT