• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rikthehet “Audi” i verdhë që terrorizoi Italinë, policia i arreston familjarët e shoferit
Home
Aktualitet
Kronikë

Rikthehet “Audi” i verdhë që terrorizoi Italinë, policia i arreston familjarët e shoferit

3 November, 2017 Ina.Autor Kronikë

Lajmi për “Audin” e verdhë që terrorizoi për një kohë të gjatë Italinë rikthehet sërish në titullin kryesor të mediave fiqnje.

Corriere Della Sera shkruan sot se Policia e Padovës në Itali ka shkatërruar gjatë mbrëmjes një organizatë kriminale. Mësohet se gjashtë shqiptarë që merreshin kryesisht me grabitjen e banesave janë vënë në pranga ndërsa dy prej tyre janë familjarë të Vasil Ramës, shqiptari që terrorizoi Italinë me “Audi”-n e verdhë gati një vit më parë.

Gazeta italiane bën të ditur gjithashtu se shqiptarët e arrestuar kanë vjedhur qindra shtëpi në Italinë e Veriut dhe në momentin që janë kapur ishin bërë gati për ta lënë Italinë e për tu kthyer në Shqipëri. Pjesë e grabitjeve të tyre ishte edhe një vjedhje me vlerë 100 mijë euro e ndodhur pak muaj më parë.

Sipas Corriere Della Sera, bëhet fjalë për një familje të tërë që merrej me vjedhje banesash por edhe makinash luksoze ashtu siç bëri Vasil Rama, shoferi i “Audi”-t të verdhë.

Kush është Vasil Rama, shoferi i audit të verdhë

Vasil Rama 36 vjeçari shqiptar është personi që udhëtonte me “Audin e verdhë” Rs4 në janar të 2016 duke terrorizuar gjithë veriun e Italisë për shkak të shpejtësisë marramendëse deri 270 km në orë me të cilin ngiste mjetin, gjë që i lejonte të grabiste pa u kapur nga policia. Policia ra në gjurmët e bandës kur aksidentuan për vdekje një grua.

Sipas mediave italiane, shqiptari u prangos nga policia e Venecias në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë. “Vasil Rama u bllokua në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, pak ditë më parë, nga policia e Venecias”. Ai u arrestua falë bashkëpunimit të ministrisë së Brendshme italiane me policinë greke.

Vasil Rama cilësohet nga policia italiane si një person shumë dinak, pasi kishte mundur t’i shpëtonte ndjekjeve të policisë jo vetëm me “Audin e verdhë, por edhe për akuza të tjera. Ai i ishte ‘arratisur’ policisë prej 5 vitesh, pasi kishte mbi shpinë akuza për krime kundër pasurisë. Nga hetimet rezulton se ai shumë herë ka mundur të kalojë kufirin mes Italisë dhe vendeve fqinje me dokumente false.

Që kur mjeti u vodh në 26 dhjetor të 2015, u përdor për grabitje nga një bandë e specializuar e cila me sa duket kishte zgjedhur 36-vjeçarin Rama për drejtimin e frikshëm. Audi kishte arritur t’i shpëtonte të gjitha ndjekjeve të policisë falë shpejtësisë tepër të madhe, ndërsa një herë kishte udhëtuar edhe në sens të kundërt në autostradë.

Ndonëse mjeti u gjet i djegur në Olmè di Fonte, provincë e Toskanës më 25 janar, policia nuk i ndali kurrë hetimet duke shkuar në gjurmët e shoferit shqiptar pas 8 muajsh ndjekje dhe hetimesh intensive./AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shqiptarët "karshillëk" para serbëve, vendosin flamurin kuqezi gjatë ndeshjes
Previous article Për kllounët dhe karagjozët që duan të trazojnë Himarën

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT