Ditën e sotme është zhvilluar seanca mbi rivlerësimin e gjyqtares pranë Gjykatës së Lartë, Mirela Fana.
Në orën 13:00, Komisioni i Posaçëm i Apelimit do të vendosë nëse do rikthehet apo jo në Vetting apo do të mbesë jashtë dhe pa statusin e magjistrates.
Trupa gjykuese përbëhet nga Natasha Mulaj, relatorja Rezarta Schuetz dhe anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo.
Gjatë seancës, gjyqtarja ka vendosur të mos jetë e pranishme në seancë dhe as të mos përfaqësohet nga një avokat.
Mirela Fana dha dorëheqjen nga gjyqtare e Gjykatës së Lartë në janar të vitit të shkuar, pak përpara nisjes së procesit të Vettingut me një akt shkresor pranë presidentit. Arsye e dorëheqjes sipas saj kanë qënë studimet e thelluara akademike. Por edhe pas dorëheqjes, Fana gëzon sërish statusin e magjistratit.


