Adriano do t’i rikthehet futbollit aktiv. Ish-sulmuesi i Interit dhe Romës do të luajë për Flamengon.
Sipas raportimeve të fundit, ai ka arritur marrëveshje me klubin në fjalë. Prej që e la futbollin, Adriano është përfshirë në botën e krimit dhe drogës.
Më në fund “Perandori” ka vendosur ta lë këtë jetë të pistë dhe t’iu rikthehet fushave.


