• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E keqja e permbytjeve nuk ka kaluar ende/ Nesër shtrëngata dhe borë, dy qytete në alarm 
Home
Sociale

E keqja e permbytjeve nuk ka kaluar ende/ Nesër shtrëngata dhe borë, dy qytete në alarm 

2 December, 2017 sidorela.editor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ne buletin e fundit per rreziqet qe e presin vendin, jep te dhena alarmante per situaten me te cilen pritet te perballet kryesisht pjesa jugore e Shqiperise.

harta

 

Reshjet e matura nga IGJEUM në basenet e lumenjve Vjosa, Seman dhe Shkumbin, përgjatë 24 orëve të kaluara, kanë qenë shumë intensive. Gjithashtu edhe jashtë kufirit të Shqipërisë në basenin e lumit Vjosa këto reshje kanë qenë shumë intensive.

 

Gjatë ditës së sotme e Shtunë (dt.02.12.2017) deri nesër e Diel (dt.03.12.2017), reshjet maksimale 24 orare, priten mesatare deri lokalisht intensive.

Shenjat e Alarmit për përmbytje urbane ose nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël janë hequr nga tabela e qarqeve, sepse këto përmbytje e kanë kaluar pikën kritike përgjatë natës së kaluar. Mbeten aktive paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes nga Lumi Vjosa në qarqet Fier dhe Vlorë.

Nga llogaritjet e fundit hidrologjike rezulton se, në pjesët fushore të këtyre lumenjve do të vazhdojë përmbytja me prurje shumë të larta nga Lumi Vjosa. Efektet kryesore të përmbytjeve në pjesët fushore në qarqet Vlorë dhe Fier do të vazhdojnë përgjatë ditës së sotme e Shtunë (dt.02.12.2017).

Lumi Vjosa do të fillojë të tërhiqet në shtratin e tij natyral përgjatë fundit të ditës së Hënë (dt.04.12.2017). Shenjat e Alarmit për Përmbytje nga Lumi Vjosa janë vendosur në tabelë.

harta1

Në pjesët e sipërme të baseneve në qarqet (Elbasan, Gjirokastër dhe Berat) do të ulet rreziku nga përmbytja, për këtë arsye shenjat e alarmit janë hequr nga tabela. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve te ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJE Sot pasdite (e shtunë, dt.02) reshjet do të vazhdojnë, me një intensitet mesatar deri lokalisht intensive.

Nesër (e diel, dt.03) reshjet do të vazhdojnë me një intensitet mesatar deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

TEMPERATURAT Nesër (e diel, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 7 °C / 13 °C në vendet e ulta: 6 °C / 13 °C në vendet malore: -1 °C / 6 °C.

ERA Sot pasdite (e shtunë, dt.02) dhe nesër (e diel, dt.03) do të fryjë e dobët, ndërsa ne bregdet deri mesatare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historia prekëse e çiftit shqiptar/ Aksidenti që i ndryshoi jetën pak para dasmës
Previous article Rikthehet Adriano, befason gjithë botën me skuadrën e re

sidorela.editor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë Aktualitet

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT