Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka nënshkruar ditën e sotme urdhërin për masat e reja anti-Covid.
Mediat italiane bëjnë me dije se masat e reja do të hyjnë fuqi nga e hëna dhe do të jenë në fuqi deri më 24 nëntor.
Masat e marra janë mbyllja e restoranteve, bareve, ambienteve që ofrojnë shërbime në orën 18:00. S’do të lejohen grumbullimet në ambietet e mbyllura apo edhe ato të hapura.
Mësimi do të bëhet në 75% të shkolla dhe me ruajtjen e distancës sociale.
Ndërkohë që rreth 1.5-2 miliardë euro do të vendosen për të ndihmuar katogoritë që janë më të prekura nga pandemia.
Drejtuesit e rajoneve dhe qytetave italiane kanë kërkuar që baret, restoratet dhe ambinetete e tjera të mbyllen pas orës 23:00, por ky propozim nuk është marrë në shqyrtim nga qeveria italiane.
Kujtojmë që masat e reja në Itali vinë për të parandaluar përhajen e koronavirusit, pasi ditët e fundit ka shfaqur një numër të lartë infektimesh.