• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIKONSTRUKTOHET SHKOLLA “BARDHYL POPA”/ Balla: Kërkesa e qytetarëve u bë realitet
Home
Politikë

RIKONSTRUKTOHET SHKOLLA “BARDHYL POPA”/ Balla: Kërkesa e qytetarëve u bë realitet

17 February, 2019 F.autor Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherazi Drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, inspektoi nga afër punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Bardhyl Popa” në qytetin e Elbasanit. Ai shoqërohej nga kreu i Bashkisë Qazim Sejdiaj, si dhe Prefekti i Elbasanit, Gledian Llatja.

Investimi, vlera e së cilit kap shifrën 58 milionë lekësh është pjesë e një plani të madh investimesh të planifikuar për vitin 2019 për Bashkinë e Elbasanit. Rikonstruksioni i kësaj shkolle, nga më të vjetrat e qytetit, ishte një kërkesë e komunitetit që tashmë po bëhet realitet. “Vitin e kaluar bashkë me kryetarin e Bashkisë, banorë të kësaj zone, në kuadër të llogaridhënies publike të qeverisë, ngritën pikërisht shqetësimin për rikonstruksionin e plotë të një prej shkollave më historike të Elbasanit.

Shkolla “Bardhyl Boba” jo vetëm që i shërben një prej lagjjeve më të rëndësishme të Elbasanit, por më shumë se kaq, ka një numër shumë të madh nxënësish”, u shpreh Balla në një prononcim për mediat.

Kreu i Bashkisë Qazim Sejdini ka premtuar që punimet do të përfundojnë brenda afatit dhe nxënësit do të kenë mundësi të zhvillojnë mësim në kushte optimale.

“ Erdhëm sot këtu për të parë cilësinë e punimeve që sa më shpejt të mbyllen dhe të fillojnë nxënësit mësim në këtë shkollë. Kjo është një shkollë model, shkollë me tradita, shkollë e vjetër që meriton shumë më shumë se sa kaq. Është një shembull për të gjithë shkollat e tjera të qytetit të Elbasanit”, u shpreh Sejdini.

Ndërkohë Prefekti Gledian Llatja ka sqaruar se rikonstruksioni i godinës ka përfshirë transformimin jo vetëm të klasave, por dhe palestrave e ambienteve rrethuese.

“Është një shkollë, e cila po rikonstruktohet rishtazi. Kap një vlerë ndërtimi prej 58 milionë lekësh dhe është bërë e gjitha me sistemin e ri të efiçencës së energjisë me sistemin e ngrohjes qendrore. Përveç shkollës brenda është rikonstruktuar totalisht edhe palestra, këndet sportive si edhe ambientet rrethuese. Ne sot erdhëm vetë për të parë në terren punimet që po kryhen dhe cilësinë e tyre në kuadër edhe të inspektimeve të përgjithshme që po bëjmë për infrastrukturën”, tha Prefekti Llatja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PRISJA ELGITIN TË MË PRISTE KRAHËT HAPUR"/ Klea Huta "del" jashtë kontrollit
Previous article PROTESTA E DHUNSHME E OPOZITËS/ Policia jep shifrat: 15 në pranga, 5 në hetim

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT