• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIHAPJA E TIKTOK NË SHQIPËRI/ Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën për filtrat mbrojtës, kalojmë në fazë monitorimi
Home
Aktualitet
Kronikë

RIHAPJA E TIKTOK NË SHQIPËRI/ Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën për filtrat mbrojtës, kalojmë në fazë monitorimi

5 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Këshilli i Ministrave vendosi heqjen e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën on-line “TikTok” në territorin e Shqipërisë.

Në vendim thuhet se heqja e këtyre masave vjen pas adresimit të problematikave në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital, të cilat kishin çuar më herët në kufizimin e aksesit në këtë platformë.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore përkatëse, është ngarkuar të ndërmarrë veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit në TikTok.

Heqja e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën online TikTok është rezultat i një rivlerësimi institucional dhe i adresimit konkret të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.

Ky vendim shënon kalimin nga masa kufizuese në një fazë monitorimi aktiv, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgjegjësie të përbashkët me platformat digjitale.

Paralelisht, po punohet për hartimin e një plani të mirëfilltë komunikimi dhe ndërgjegjësimi, të fokusuar te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit, për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të platformave online. Qëllimi është i qartë dhe i orientuar drejt edukimit digjital, mbrojtjes reale dhe ndërtimi i një kulture sigurie në hapësirën online.

Kujtojmë se më 6 mars 2025, qeveria shqiptare kishte miratuar mbylljen e përkohshme të platformës TikTok për një periudhë 12-mujore në të gjithë territorin e vendit.

Në atë kohë, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, deklaroi se masa ishte e përkohshme dhe synonte mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve.

“Është mbyllje e përkohshme e qasjes në TikTok. I kemi dhënë vetes deri në 12 muaj kohë që, në bashkërendim me përfaqësuesit e kësaj platforme, të marrim të gjitha masat e nevojshme për të vendosur kushte dhe kritere që qasja në TikTok të mos dëmtojë fëmijët dhe të rinjtë”, tha Manastirliu.

Vendimi për mbylljen e përkohshme erdhi si pasojë e një numri të lartë videosh dhe materialesh të publikuara në platformë, të cilat nxisnin dhunë, bullizëm dhe sjellje problematike mes të rinjve, ku u vra edhe 14-vjeçari Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA NË FAMILJEN SHQIPTARE NË ITALI/ Flasin të afërmit: I nisëm fëmijët me duart tona, na u kthyen me arkivol
Previous article DETAJET/ SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT