• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIFILLIMI I SHKOLLAVE/ Rama porosi të prerë Drejtorive Arsimore: Ditë-natë në terren, ndiqni udhëzimin në çdo gërmë!
Home
Politikë

RIFILLIMI I SHKOLLAVE/ Rama porosi të prerë Drejtorive Arsimore: Ditë-natë në terren, ndiqni udhëzimin në çdo gërmë!

1 September, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Teksa nuk na ndajnë shumë ditë nga nisja e vitit të ri shkollor 2020-2021 nën kushtet e pandemisë së COVID-19, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim online drejtuesit e Drejtorive Rajonale dhe zyrave arsimore vendore.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë iu dha porositë e qarta drejtuesve të zyrave arsimore, ndërsa iu bëri të ditur atyre se duhet të respektojnë gërmë për gërme udhëzuesin e përgatitur nga Ministria e Arsimit, për të ruajtur shëndetin e nxënësve, por dhe të prindërve të tyre.

“Pas disa ditësh nis mësimi në një situatë të jashtëzakonshme, kur tingëllojnë shumë të vërteta aktuale. Vështirësia është sfida më e madhe për t’u kapërcyer në këtë vit shkollor. Te gjithë së bashku! Duke pasur parasysh se çfarë rëndësie madhore ka shëndeti i të gjithëve. Fëmijët nuk janë të imunizuar plotësisht nga ky virus dhe pavarësish faktit se marrja e virusit është më pak e rrezikshme se sa për më të mëdhenjtë, zinxhiri i transmetimit s’ndërpritet aty. Duke parë se çfarë ndodh dhe nëpër botë, duke analizuar dhe numrat dhe faktet epidemiologjike në vendet e tjera, pa diskutim që jemi të shqetësuar lidhur me domosdoshmërinë për një nivel maksimal performance të zinxhirit të shkollave. Ndaj MAS ka kryer një punë të thelluar dhe ka vënë në dispozicionin tuaj një udhëzues goxha të detajuar për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. Përtej çfarë është studiuar dhe duke u analizuar përgjegjësi, duhen shumëfishuar energjitë. Duhet ta bëni natën ditë pa u lodhur dhe të jeni në krye të detyrës në terren, ju personalisht dhe të gjithë ata që punoni çdo ditë. Për të ndjekur udhëzimet, nga gërma e parë, nga faqja e parë në të fundit. Këtu nuk është më çështja për të kryer një detyrë shtetërore, por për të qenë në këtë detyrë shtetërore, ën lartësinë e një humanizmi të spikatur, të gjithë ju. Për të qenë shembull dhe burim energjie. Që nga drejtuesit e shkollave, deri tek mësuesit dhe prindërit. Kjo do të thotë që udhëzuesin, jo vetëm duhet ta mbani mirë parasysh në çdo paragraf te tij, por ta mishëroni ju të parët. E dini shumë mirë që funksionimi i shkollës do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe shkollat do të funksionojnë me 1 dy apo deri në 3 turne. 1097 shkolla kanë një turn, 479 shkolla kanë 2 turne dhe 183 shkolla kanë 3 nënturne. për shkollat me numrin të madh nxënësish mësimi do zhvillohet me turne dhe orë 30 minutëshe. Në klasa duhet të respektohen rregullat dhe s’duhet të ketë më shumë se 20 nxënës.”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUSHIME NË JAHTE/ Pamjet e nxehta të futbollistit 24-vjeçar me të dashurën (FOTOT)
Previous article BASHKËPUNIM ME MAHMUT ORHAN? Elva Gjata dhe artisti i njohur postojnë FOTO nga i njëjti vend

s.autor

Postime të ngjashme

FLAKËT PËRPIJNË MIJËRA HEKTARË/ Zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025 Aktualitet

FLAKËT PËRPIJNË MIJËRA HEKTARË/ Zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin Politikë

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec Aktualitet

"MË TËRHOQI ZVARRË NË MAKINË..."/ Flet ish-partnerja e Nertil Buzit pas tragjedisë me 3 të vrarë në Roskovec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT