• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLAKËT PËRPIJNË MIJËRA HEKTARË/ Zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025
Home
Breaking News

FLAKËT PËRPIJNË MIJËRA HEKTARË/ Zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

26 July, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Çdo vit e më tepër stina e verës po sprovon kapacitetet shtetërore në përballimin e vatrave të zjarrit, nga zonat urbane e deri tek ato më malore e të vështira për t’u kontrolluar.

346 vatrat e zjarreve të rëna vjet, kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në fondin pyjor dhe kullota, por jo vetëm, dëme ka pasur edhe në zonat e mbrojtura.

Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit tregon se gjatë 10 muajve, janar-tetor 2025 ranë 282 raste në pyje të menaxhuara nga bashkitë dhe 64 raste në fondin pyjor shtetëror dhe zonat e mbrojtura.

Flakët e këtyre vatrave kanë përshkuar një sipërfaqe prej 33,524 hektarësh, si dhe janë djegur plotësisht 16,180 hektarë. Për pasojë thuhet në raport janë shkatërruar 128,598 metra kub lëndë drusore, ndërsa vetëm 25,634 metra kub rezultuan të përdorshme pas zjarrit.

Nga përllogaritjet e bëra rezultojnë se dëmi ekonomik i shkaktuar në Fondin Pyjor dhe Kullosor Kombëtar gjatë vitit 2025 në afro 77 milionë euro, pa u përfshirë këtu dëmet në banesa, bujqësi dhe blegtori.

Edhe pse Shkodra kishte numrin më të madh të zjarreve me 37 vatra, Vlora rezulton qarku me dëmet më të rënda për nga sipërfaqja e djegur dhe vlera ekonomike, ndërsa Elbasani shënoi humbjen më të madhe të fondit drusor.

Gati 41 milionë euro është dëmi vetëm në qarkun e Vlorës, ku rezulton se është djegur plotësisht një sipërfaqe prej 10.2 mijë hektar, ku sigurisht peshën më të madhe e mbajnë zjarret në disa bashki të Vlorës gushtin e kaluar. Qarku jugor mban kështu më shumë se 50% të dëmit të shkaktuar nga zjarret në të gjithë vendin vitin e kaluar.

Vendin e dytë nga qarqet për vlerën e dëmeve e ka Gjirokastra me gati 2 mijë hektar të shkrumbuara dhe Elbasani me 1 mijë hektarë të djegura plotësisht.

‘Kapriçot’ e motit të shoqëruara me thatësirë të madhe dhe dora e njeriut duket se kanë rolin kryesor në ndezjen e zjarreve.

“Shkaqet kryesore të zjarreve në fondin pyjor dhe kullosor janë aktiviteti njerëzor dhe kushtet klimatike ekstreme. Këta faktorë ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e rrezikut dhe përhapjen e flakëve në sipërfaqe të gjera natyrore”, thuhet në raport.

Djegia e mbetjeve bujqësore pa masa sigurie, zjarret për të hapur kullotat e reja dhe hedhja e cigareve në natyre, janë aktivitetet më të rrezikshme që mund të shkaktojnë zjarre të forta në verë. Gjatë vitit 2025 janë regjistruar 23 zjarre nga aktiviteti njerëzor, prej të cilave 3 të qëllimshme.

Por raporti evidenton se pjesa dërrmuese e zjarreve nëpër bashki, 150 raste klasifikohen tek shkaqet ‘e panjohura’, pasi ka edhe zjarre aksidentale, që mund të shkaktohen nga defektet në linjat elektrike apo shkëndijat e mjeteve motorike në terrene të thata.

Ndryshe nga viti i kaluar, 2026-a duket një vit më i qetë për luftën me zjarret. Deri më tani nuk ka vatra serioze që të mund të kenë shënuar dëme të rëndësishme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULM NË GAZË/ Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit
Previous article EMRI/ Shpallet në kërkim autori i plagosjes së 22-vjeçarit në Kurbin, nën kërcënimin e armës i mori edhe mjetin

s.autor

Postime të ngjashme

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm... Aktualitet

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm...

LOKALI NË DIVJAKË "FOLE" E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri Aktualitet

LOKALI NË DIVJAKË "FOLE" E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar Aktualitet

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT