• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Shpallet në kërkim autori i plagosjes së 22-vjeçarit në Kurbin, nën kërcënimin e armës i mori edhe mjetin
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ Shpallet në kërkim autori i plagosjes së 22-vjeçarit në Kurbin, nën kërcënimin e armës i mori edhe mjetin

26 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 25 korrikut në Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 22-vjeçar. Si autor i dyshuar është shpallur në kërkim Klodjan Ndoj, 47 vjeç, banues në Sanxhak.

Sipas hetimeve, 47-vjeçari dyshohet se e ka qëlluar 22-vjeçarin Veron Pasha me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas plagosjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes duke i marrë të riut edhe automjetin, nën kërcënimin e armës.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë sekuestruar dy gëzhoja, ndërsa hetuesit po punojnë për gjetjen e autorit.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur më datë 25.07.2026, bazuar në provat e siguruara, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Komisariatit të Policisë Kurbin, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin  K. N., 47 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të shtetasit V. P., 22 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore rezultoi se autori, pas plagosjes, është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i marrë 22-vjeçarit, nën kërcënimin e armës, automjetin. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja. Punohet intensivisht për kapjen e autorit dhe gjetjen e automjetit të 22-vjeçarit”, njofton policia.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me armë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLAKËT PËRPIJNË MIJËRA HEKTARË/ Zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025
Previous article TJETËR AKSIDENT I FRIKSHËM/ Shkoi për të marrë makinën me defekt, karrotreci aksidentohet bashkë me mjetin në aksin Librazhd-Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

FLAKËT PËRPIJNË MIJËRA HEKTARË/ Zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025 Aktualitet

FLAKËT PËRPIJNË MIJËRA HEKTARË/ Zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

TJETËR AKSIDENT I FRIKSHËM/ Shkoi për të marrë makinën me defekt, karrotreci aksidentohet bashkë me mjetin në aksin Librazhd-Elbasan Aktualitet

TJETËR AKSIDENT I FRIKSHËM/ Shkoi për të marrë makinën me defekt, karrotreci aksidentohet bashkë me mjetin në aksin Librazhd-Elbasan

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ 57 ditë revoltë popullore antiqeveritare, protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ 57 ditë revoltë popullore antiqeveritare, protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT