Antiterrori do të marrë në pyetje 19 qytetarët shqiptarë që u kthyen nga kampi famëkeq i ‘Al Holit’ në Siri.
Bëhet fjalë për 5 gra dhe 14 fëmijë të mitur, të cilët u sollën në atdhe me një charter të vënë në dispozicion nga qeverisa shqiptare.
Mësohet se ata do të pyeten ne lidhje me qëndrimin e tyre në kampin në Siri. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama deklaroi se një tjetër operacion do të ndërmerret në Siri.


