• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIATDHESIMET NGA SIRIA/ SPAK do të marrë në pyetje 5 nënat. Veç rekrutuesve, kërkohen…
Home
Aktualitet
Kronikë

RIATDHESIMET NGA SIRIA/ SPAK do të marrë në pyetje 5 nënat. Veç rekrutuesve, kërkohen…

4 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme pritet të marrë në pyetje nënat e riatdhesuara nga Siria. Burime pranë SPAK konfirmuan për A2 se për rastin ka një proces penal të hapur, ndaj dhe do të kryhen të gjitha veprimet e nevojshme si dhe marrja në pyetje e tyre pas fazës së karantinimit.

Brunilda Koçollari, Entela Vladi, Ruzhdije Balliu, Lavdije Kaca e Klotilda Zani do të pyeten nga Prokuroria e Posaçme lidhur me itinerarin që ato kanë ndjekur për të mbërritur në Siri.

SPAK gjithashtu do të kërkojë informacion për rekrutuesit, financuesit dhe personat që i kanë ndihmuar ato të kalojnë nga Shqipëria në Turqi, me destinacion final Sirinë.

Një tjetër çështje me rëndësi për hetimin, i cili ka nisur vite më parë nga një procedim i ish-Prokurorisë për Krimet e Rënda, ka të bëjë me faktin se kush i rekrutoi dhe financoi shqiptarët që shkuan për të luftuar për ISIS në Siri. Për të hedhur dritë mbi këta persona, hetuesit e SPAK i kanë sytë tek nënat e riatdhesuara pak ditë më parë. 5 gratë, së bashku me fëmijët e tyre, menjëherë pasi mbërritën në Rinas, u dërguan në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës, ku do të qëndrojnë për disa ditë në karantinë e ku do u bëhen të gjitha trajtimet mjekësore dhe psikologjike.

17 persona vijojnë të mbeten në kampin Al-Haël ndërsa situata për ta është mjaft e vështirë. Eva Dumani, Myrvete Dibra, Hajrije Taushani, Emanuela Daci dhe Elona Shuli janë familjet të cilat nuk dolën gjatë operacionit të parë, ndërsa disa prej tyre kërkojnë të rikthehen në atdhe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBAPE PLAN PËR T'U LARGUAR DREJT REALIT/ Mund t’i humbasë PSG-së 185 milionë euro
Previous article NJOHJA E PATENTAVE SHQIPTARE NË ITALI/ Marrëveshja ka hyrë në fuqi

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT