PS ka triumfuar deri tani në 47 bashki, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijaku, Përmet, Pogradec, Mallkastër dhe Divjakë. PS kryeson edhe në 6 të tjera ku vijon numërimi si në Kurbin, Malësi e Madhe, Kukës, Durrës dhe Tiranë. Ndërkohë që BF prin vetëm në Kavajë, e ka kthyer në kutitë e fundit.
Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në gjashtë bashki Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA. Dyshja Berisha-Meta nuk arritën që të fitonin as në vendet e tyre të lindjes, në Tropojë dhe Skrapar, bashki këto të “veshura rozë”.
E ndërsa Partia Demorkatike zyrtare që është forcë e tretë në 14 Bashkitë ku ka pasur kandidat nuk numëron asnjë fitore.
Bashkitë që janë mbyllur deri më tani
Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 778 prej tyre. Kandidati i PS, Erion Veliaj thellon gjithmonë e më shumë rezultatin dhe drejt fitores i sigurt me 54.36% (128.946 vota). Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi ndjek në vendin e dytë me 34.89% (82.750), me mbi 46 mijë vota diferencë. Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 4.77% të votave. Roland Bejko i PD-së me 4.28%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU me 0.74%, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.95%.
Edhe në Bashkinë Kavajë vijon procesi i numërimit. Në rezultatin e 55 kutive nga 92, Fisnik Qosja i ‘Bashkë Fitojmë’ tashmë nuk e mban vendin e parë pasi ka kaluar në avantazh Fisnik Qosja i BF.
Në Bashkinë Rrogozhinë ka përfunduar numërimi dhe kryeson Edison Memolla me 50.11% dhe kandidati i BF Shkëlqim Hoxha merr 49.89%. Diferenca është e ngushtë me vetëm 23 vota.
Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me Rakip Sulin që ka marrë 60.36 përqind të votave, ndërkohë që kandidati I Berishës ka marrë vetëm 35.32 % të votave. Kandidati i PD Bilbil Bajraktari ka marrë vetëm 4.3%.
Edhe në Vorë socialistët kanë marrë një rezultat spektakolar. Janë numëruar 44 nga 44 kuti dhe Blerim Shera ka marrë 73.5 %të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 26.5 përqind.