Shqipëria tashmë është në një situatë kritike si pasojë e përhapjes së infeksionit SarsCov2 tashmë në gjithë vendin. Por gjatë gjithë pandemisë kryeqyteti është cilësuar si vatra më e nxehtë ku është shënuar dhe numri më i lartë i të infektuarve por edhe i humbjeve të jetës.
Si pasojë e kësaj situate, nga sot në Tiranë nisin dhe testimet e shpejta të antigjenit. Janë 100 mijë teste të shpejta të cilat janë të njohura nga OBSH, dhe që do të shërbejnë për një hetim të mirë epidemiologjik.
Nga sot deri në 20 dhjetor testimi i shpejtë do të kryhet vetëm në kryeqytet për tu shpërndarë më pas në rrethe. Ai do të kryhet nga epidemiologët dhe do të jetë i disponueshëm në të gjitha njësitë vendore të kujdesit shëndetësor dhe më pas do të kryhet edhe në disa pika të caktuara të ofrimit të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin( qendra shëndetësore).
Planifikimi për testimin e shpejtë të antigjenit do të bëhet nga mjeku i familjes, sipas fashave orare të sistemit të ekzaminimit elektronik, gjë që lehtëson organizimin, shmang grumbullimet dhe siguron parametrat e kërkuar të mbrojtjes së shëndetit.
Epidemiolog Klinik, Ilir Alimehmeti u shpreh në “Wake Up” se ky testim është shumë i rëndësishëm, duke treguar edhe avantazhet.
“Ky lloj testimi mbart në vetvete disa vlera plus në situatën ku ne jemi. Kushton shumë pak, rezultatet dalin shumë shpejt, pra nuk është e nevojshme që të kesh laborator të specializuar, të presësh ditë për përgjigjen e me radhë. Përgjigjen e merr shumë shpejt, brenda disa minutash dhe si rrjedhojë personi po doli pozitiv, izolohet. E gjitha këtu është, që ai person të mos infektojë të tjerë.
Gjithashtu, nuk ka nevojë për një ekspertizë, kushdo mund ta bëjë, kudo. Është diçka shumë e thjeshtë. Duhet që këto teste të bëhen gjerësisht të përdorueshme për publikun”, sqaroi Alimehmeti.
në situatën ku ne jemi. Kushton shumë pak, rezultatet dalin shumë shpejt, pra nuk është e nevojshme që të kesh laborator të specializuar, të presësh ditë për përgjigjen e me radhë. Përgjigjen e merr shumë shpejt, brenda disa minutash dhe si rrjedhojë personi po doli pozitiv, izolohet. E gjitha këtu është, që ai person të mos infektojë të tjerë.
Gjithashtu, nuk ka nevojë për një ekspertizë, kushdo mund ta bëjë, kudo. Është diçka shumë e thjeshtë. Duhet që këto teste të bëhen gjerësisht të përdorueshme për publikun”, sqaroi Alimehmeti.


