• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REZOLUTA PËR FAMILJEN NË KiE/ Shehu: Jam kundër çdo forme diskriminimi ndaj të tjerëve
Home
Politikë

REZOLUTA PËR FAMILJEN NË KiE/ Shehu: Jam kundër çdo forme diskriminimi ndaj të tjerëve

10 October, 2018 k.autor Politikë

Deputeti i partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar në një postim në facebook për fjalën që ai ka mbajtur në Asamblene e KiE: Fillimisht, dua të falënderoj autorët dhe relatorët e kësaj Rezolute për disa probleme reale të paraqitura, të cilat duhet te perballohen.
Unë vij nga një vend ish-komunist, Shqipëria. Jam kundër çdo forme diskriminimi ndaj të tjerëve. Isha pikërisht unë, ai që në vitin 1991, këmbëngula në parlamentin tim qe të hiqeshin paragrafët e kodit penal që dënonin homoseksualët. Në vijim, isha përsëri unë, një nga promotorët e ligjit shqiptar kundër diskriminimit, bazuar në kriteret e Këshillit të Evropës.

Postimi i plotë

Familja ngel e shenjte!
Fjala ime sot ne Asamblene e KiE, ne emer te grupit PPE/DC, gjate diskutimit te nje rezolute te paraqitur per familjen:
Fillimisht, dua të falënderoj autorët dhe relatorët e kësaj Rezolute për disa probleme reale të paraqitura, të cilat duhet te perballohen.
Unë vij nga një vend ish-komunist, Shqipëria. Jam kundër çdo forme diskriminimi ndaj të tjerëve. Isha pikërisht unë, ai që në vitin 1991, këmbëngula në parlamentin tim qe të hiqeshin paragrafët e kodit penal që dënonin homoseksualët. Në vijim, isha përsëri unë, një nga promotorët e ligjit shqiptar kundër diskriminimit, bazuar në kriteret e Këshillit të Evropës.
Por nga ana tjetër unë nuk pajtohem me shumë interpretime dhe konkluzione të Rezolutës, të cilat nuk janë në përputhje me vlerat tona universale, vlerat ndaj familjes që mbetet shtylla e shoqërisë sonë. Familja është e shenjtë, koncepti i saj i përbërjes nga një burrë, një grua dhe me shpresën në Zot që në të ardhmen të kenë edhe fëmijë, nuk mund te ndryshojë me ligje apo vendime.
Të dashur kolegë, koncepti i familjes nuk mund trajtohet ”thjeshtesisht”, familja është e lidhur me vetë jetën, me ekzistencën tonë si specie e si shoqëri njerëzore.
Në Rezolutë gjithashtu flitet për adoptimin e fëmijëve nga kopjet homoseksuale. Edhe këtu shikoj probleme. Fëmijët, jeta e tyre, jeta e tyre në një familje, duhet të jetë në përputhje me konceptet thelbësore të Familjes, kështu që edhe rregullat ligjore për adoptimin e fëmijëve duhet t’i njohin, t’i respektojë e të përshtatet me to. Unë e kuptoj vullnetin e mirë të shumicës së kopjeve homoseksuale për të adoptuar fëmijët dhe dëshirën që fëmijët të rriten me ta, por ketu ka disa parime shumë më të thella dhe të domosdoshme. Absolutisht, nuk dua të ofendoj askënd, por mendoj se kështu nuk mund të funksionojë. Një fëmijë do të duhet të thërrasë prindërit e tij “mami dhe babi”. Kjo gjë konfirmohet nga jeta jonë me mijera vite, këto janë vlerat tona ne themelet e ekzistencës dhe kulturës sonë, të cilat ne duhet t’i mbrojmë.
Nga ana tjetër, për të drejtat financiare, trashëgimitë etj., çiftet homoseksuale që bashkëjetojnë ose madje edhe heteroseksualët që nuk janë të martuar, si flitet me të drejtë në Draft – Rezolutë, perbejne akte të tjera, qe mund te vendosen në kodet civile ose penale, por që nuk do të duhet të perzihen me Kodin e familjes ose ligje të tjera ekuivalente.
Për të gjitha këto kontradikta që mbart kjo rezolutë, unë shprehem kundër dhe e konsideroj ate të papërshtatshme.

Fotografia e Tritan Shehu
Fotografia e Tritan Shehu
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NE JEMI VAZHDIMËSIA"/ Edhe presidenti kuban hap profil në Twitter
Previous article SPEKTAKOLARE/ NEYMAR TURPËRON shokun e ekipit në stërvitjen e Brazilit, ja reagimi i tij (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen… Politikë

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT